Njoftoi largimin nga Brighton, Milan kontakton me De Zerbin

Njoftoi largimin nga Brighton, Milan kontakton me De Zerbin

Roberto De Zerbi

Milani po bën lëvizje konkrete për të sjellë në stol Roberto De Zerbin. Në orët e fundit ka pasur kontakte mes palëve për të kuptuar peshën e operacionit. Trajneri italian vetëm disa ditë më parë i dha lamtumirën Brighton, klubit të Premier League, duke pritur ofertat.

Gjithsesi, klauzola e “famshme” e ndërprerjes së kontratës së trajnerit nga Brescia ende ekziston, edhe pse shumë më të vogël se 15 milionë eurot e kërkuara më herët nga Brighton. Te Milani mundësia Fonseca humbet peshë, pasi ai ende duhet t'i thotë lamtumirë Lille këtë javë.

Nuk është mister që De Zerbi do ndihej mirë pas një rikthimi në Milano, ku ai u rrit në ekipin e të rinjve përpara se të nisej diku tjetër. Por kuqezinjtë nuk janë të vetmit në garë, duke qenë se telefoni i trajnerit të lindur në vitin 1979 është i zënë nga bisedat.

Disa klube të Premier League dhe të tjerë e kanë ndjekur me vëmendje. Napoli i De Laurentiis po mendon për të, duke u përballur me kërkimin e një emri që mund të sjellë një epokë të re.

Nëse emri i De Zerbit është në rritje në bursën e Milanos, situata është ndryshe në frontin e Fonsecas, ndjekur edhe nga Marseille.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë