Njohja e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë, protestë para ambasadës italiane: Turp, s'mbijetojmë dot! Ambasadori italian Bucci: Do zgjidhet shumë shpejt

TIRANË- ‘Duam djersën, duam mundin’- Nisi kështu protesta e pensionistëve këtë të mërkurë përpara ambasadës italiane.

Prej afro një viti që prej negocimit teknik të marrëveshjes së pensioneve mes Italisë dhe Shqipërisë, ende nuk është bërë i mundur ratifikimi i marrëveshjes. Ditën e sotme pensionistë të shumtë protestuan përpara ambasadës italiane. Protesta ishte paqësore aq se edhe e shkurtër, por në fund pati një ballafaqim direkt të qytetarëve me ambasadorin italian, Fabrizio Buccin i cili u garantoi se do të zgjidhet shumë shpejt. Në thirrjet e tyre, ata akuzuan qeverinë shqiptare dhe politikat e huaja duke shprehur indinjatën e tyre për jetesën e vështirë në kushte jo fort të mira ekonomike.

“Jetojmë me 15000 lekë dhe jetojmë në kushte të vështira. Kam 32 vite në Itali dhe aty kam vënë re humanizëm për këdo. Pyetje që i bëj vetes është Meloni çfarë është? Mjafton një firmë edhe mbaroi.”- tha pensionisti.

“Kam 30 vjet që punoj në Itali dhe kam dhënë kontribut të rëndësishëm në atë vend. Më takon, duhet të hipi shkallët për të nxjerrë bukën e gojës. Unë dua të me hedhin kontributet shqiptare dhe italiane, dua dinjitetin dhe djersën time.

Duam djersën, mundin, Të jeni të bindur se do e çojmë zërin tonë para parlamentit italian. Kam të drejtë të votoj në Itali po s’kam në Shqipëri? Po është turp more! Ju nuk doni more, se i blini këtu, ne nuk blihemi. Duam djersën, jemi këtu vetëm për pensionet këtu.”- tha një protestues.

Shqipëria dhe Italia përfunduan negocimin teknik të marrëveshjes për pensionet më 26 korrik të 2022.

Marrëveshja për njohjen e viteve të punës u vjen në ndihmë 500 mijë shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Itali, theksoi aso kohe Rama.

Vitet e Punës

Për të përfituar pension, si për personat që jetojnë në Shqipëri, ashtu edhe për ata që jetojnë jashtë vendit tonë, duhen minimalisht 15 vite pune të siguruar, ndërsa për të përfituar pension të plotë pleqërie duhen 36 vite e 8 muaj punë e siguruar. Të gjitha vitet e punës që njihen si vjetërsi pune për efekt pensioni, llogariten që nga mosha 16 vjeç, si për burrat ashtu edhe për gratë dhe pavarësisht sektorëve ku kanë punuar. Personat të cilët i afrohen moshës së daljes në pension, por që nuk kanë minimumin e nevojshëm të vjetërsisë së punës prej 15 vitesh, nuk përfitojnë pension në vendin tonë.

Para se emigrantët shqiptarë që punojnë jashtë të plotësojnë moshën e caktuar për të dalë në pension, këta persona duhet patjetër që të interesohen pranë Agjencive të Sigurimeve Shoqërore ose personalisht, ose me anë të familjarëve të tyre që jetojnë në Shqipëri. Punonjësit e Agjencive të Sigurimeve Shoqërore, në bazë të dokumenteve të rregullta ligjore, do të bëjnë llogaritjen e viteve të punës.

Një kusht tjetër është edhe e drejta që ka çdo person për të paguar kontributet vullnetare të sigurimeve shoqërore, me qëllim që të plotësojë numrin e nevojshëm të viteve të punës që duhen për të përfituar pension në vendin tonë.  

Raportoi për Shqiptarja.com dhe Report Tv, gazetarja Ledina Jakimi

 

Kerkesat

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:27
Protesta për njohjen e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë, ambasadori Bucci takon protestuesit: Ju jap fjalën që do zgjidhet shumë shpejt

 

Ambasadori italian në Shqipëri, Bucci u ka garantuar pensionistëve që protestuan sot në ambasadën italiane se gjithçka do të zgjidhet shumë shpejt. Ai shprehet se pala italiane po bën maksimumin për ta zgjidhur këtë çështje.

“Më bëhet qejfi t’iu njoh. Më duhet t’iu siguroj që nga pala italiane po bëhet maksimumi për ta zgjidhur këtë problem. Kemi folur për të arritur një dakordësi me palën shqiptare. Ne jemi tani në momentet e fundit të dakordësimit, mungojnë pak gjëra. Në javët e ardhshme apo maksimumi në muajit e ardhshëm do të realizohet firmosja e marrëveshjes italo-shqiptar. Ka qenë pak e vështirë sepse ka pasur disa teknikalitete për procedurë. Keni fjalën time, që nga pala italiane po bëhet maksimumi. Bëni pak durim.”- thotë Bucci.

Ora 10:18
Pensionistët protestë para ambasadës italiane, qytetari: Më japin 10 mijë lekë, për vete rritën rrogat turp! U bie fëmijëve më qafë se s’kam mundësi

 

Pensionistët kanë dalë në protestë para ambasadës italiane. Një qytetar shprehet se kontributet shoqërore të shqiptarëve që kanë punuar në Itali nuk derdhen në llogaritë e tyre, gjë që është e turpshme sepse vetëm me pensionin e pjesshëm në Shqipëri, e ka të pamundur jetesën.

“Më kanë dhënë 10 mijë lekë pension, ndërkohë që për vete rritën rrogat. Po është turp more. Ne jemi të diskriminuar nga shteti ynë në radhë të parë dhe nga politikat e huaja. Jam Fatmir Shkoza. Jetoj në Gjermani te fëmijët tani, u bie më qafë se s’kam mundësi të jetoj këtu.”- thotë pensionisti.

G.MO/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 10/08/2023 20:53

    Prit pak, o boti, se e kemi mendjen te turistet dhe Meloni tani. Ti qe ke punu 25 vjwt ne Itali, prit edhe ca se s,po ke gje me te mire pe3 te bere.

    Përgjigju
  • Delinquenti: 10/08/2023 10:37

    Nuk dua te gjykoj asnje por si italia dhe gjermania kane ligjet e tyre per pensionet e qytetareve te tyre,ne itali eshte "se nuk ke mbushur vitet me kontributin e paguar do te presesh moshen per te dale ne pension me minimumin e kontributeve qe ke paguar mbi 20 vjet e siper dhe mosha eshte 67 vjeç nuk e di me saktesi ate gjerman. Ne shqiperi eshte e njejta gje ne pension shkon me moshen 65 vjec dhe sa kontribute ke paguar aq do marresh. Mos u ngatarroni me bashkim kontributesh se nuk do te ju dalin mire llogarite kush di ti beje llogarite e din mire se si. Jane akoma pak italiane qe punojne ne shqiperi me rregulla me vone ndoshta,ne itali ka shum me teper probleme te mprehta se sa pensionet e shqiptareve "10 vjet pritje" jane akoma pak per shtetin italian

    Përgjigju
    • Populli: 10/08/2023 19:00

      Jeni shume te sakte ne ate qe keni thene por ky zoteria i referohet njehsimit te pensjoneve,mdth kerkon njohjen reciproke te viteve te pensjoneve per te arritur vitet qe i duhen per nje pensjon te plote.GJITJASHTU KA SHUME TE DREJTE,politika rrit rrogat e tyre nga 1.5 ne 3 miljon se nuk i dilnin kaq para?!!!!po ne populli me 150 mij lek si mbijetojme?!! Ne djall shkofshin te gjithe politikanet e ketij vendi

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha në Katedralen e Shën Palit: Magjia e Krishtlindjes të shndërrohet në frymëzim e forcë për të gjithë

Berisha në Katedralen e Shën Palit: Magjia e Krishtlindjes të shndërrohet në frymëzim e forcë për të gjithë