Njohja e periudhave të punës para ’94, miratohen ndryshimet te 'Ligjet', zv.ministrja Manjani: Do njihen pa pengesa proceduriale! Përfitojnë 40 mijë persona në vit

Njohja e periudhave të punës para ’94, miratohen ndryshimet te 'Ligjet', zv.ministrja Manjani: Do njihen pa pengesa proceduriale! Përfitojnë 40 mijë persona në vit

Zv.Ministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani

TIRANË - Komisioni i Ligjeve miratoi sot ndryshimet ligjore të propozuara nga qeveria dhe që i hapin rrugë njohjes automatike të periudhës së vjetërsisë në punë, për efekt pensioni të punonjësve në ish-ndërmarrjet shtetërore, institucione shtetërore, në ish-ndërmarrje bujqësore dhe në ish-kooperativat bujqësore të para vitit 1994.

Nga ndryshimet ligjore përfitojnë të gjithë ata që kanë punuar në ish-ndërmarrjet bujqësore apo shtetërore nga mosha 18 vjeç, deri në momentin kur janë shuar kooperativat dhe ish-ndërmarrjet shtetërore.

Astrit Hado, drejtori i ISSH sqaroi në Komision se si do procedohet me njohjen e periudhave të punësimit.

‘Për ata që janë tashmë në pension, dhe i kanë përfunduar procedurat administrative,  nuk do të përfitojnë. Do të përfitojnë vetëm ata që mbushin moshën e pensionit në  momentin e hyrjes së këtij ligji në fuqi, si dhe kush është në gjyq dhe proces ankimimi. Këtyre të fundit do t’u pezullohen procedurat dhe do t’ua njohim edhe kësaj kategorie. Ndërsa ata të cilët kanë dalë në pension, kanë shkuar në gjykatë e kanë rrëzuar, ose nuk e kanë ndjekur rrugën gjyqësore, nuk do t’u njihen. Nëse do t’u njihej të gjithëve, do të thotë se do të rillogariteshin mbi 720 mijë pensione. Efektet financiare do të ishin shumë të mëdha’, tha Hado.

Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani tha se miratimi i këtij projektligji, do të mundësojë njohjen e periudhave të sigurimit pa pengesa procedurale, pa shpenzime për përfituesit dhe mbi të gjitha do të mundësonte përfitimin e një pensioni, të paktën sa masa e pensionit social.

‘Do të jenë rreth 40 mijë persona në vit që do të përfitojnë nga ky projektligj dhe për një periudhë 15 vjeçare rreth 600 mijë të tillë’, tha Manjani.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 23 Janar, 09:41

    Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aplikimet në KQZ, 60 mijë kërkesa nga diaspora për të votuar më 11 maj! 36 mijë emigrantë u regjistruan

Aplikimet në KQZ, 60 mijë kërkesa nga diaspora për të votuar më 11 maj! 36 mijë emigrantë u regjistruan