Report Tv ka shkuar në Kavajë, në vendin ku ndodhi aksidenti tragjik me dy viktima, ku një makinë e drejtuar nga një femër, u mori jetën vjehrrit dhe nuses, ndërsa ndodhet rëndë në spital nipi 8 vjeç. Nga vendngjarja, gazetari i Report Tv, Driçim Çaka, solli detaje të reja mbi ngjarjen e rëndë. Njollja gjaku, çadër, kapuç, atlete, rroba të hedhura në anë të rrugës, këto janë gjithçka la pas kjo ngjarje tragjike, që tronditi vendin.

[gallery]25642[/gallery]

Gazetari Çaka është lidhur dhe me fqinjët e viktimës, të cilët janë shprehur të tronditur për ngjarjen. Ata pohuan se rruga është mjaft e rrezikshme, ndërsa tregua se anëtarët e familjes po iknin për në Berat. 

“Rruga mjaft e rrezikshme. Po iknin në Berat, ishin te stacioni i autobusit. Na thanë se makina i ka marrë para dhe nëna ka mbrojtur fëmijët. Kemi 20 vjet bashkë, jemi komshinj”, tha njëri fqinj.

 “Më tha nusja e djalit ‘ka vdekur Xhemili’ ‘Ik i thashë, unë e takova mbrëmë’. Ishte familje e nderuar, madje më e mirë se unë”, deklaroi fqinji tjetër i viktimës. 

d.c./shqiptarja.com