NJU JORK, 6 janar /ATSH-ANSA/ - David Miliband nuk përjashton rikthimin në Britaninë e Madhe për t'u rimarrë me politikë aktive pas dy viteve largim të vetëdëshiruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ish-ministri i Jashtëm britanik, i cili është edhe vëllai i madh i liderit të laburistëve, Ed Miliband, u përgjigj butësisht "nuk e di" kur u pyet nga revista "Vogue" nëse kishte ndërmend të shkonte në Londër për zgjedhjet parlamentare të majit.
"Nuk mund të them asgjë pasi çdo gjë që mund të them do të interpretohet në dritën e kësaj narrative", deklaroi David duke iu referuar raporteve me Edin, i cili në vitin 2010 e tradhtoi kur David dukej se do të ishte favoriti për zëvendësimin e ish-kryeministrit, Gordon Brown.
Në vitin 2013, David Miliband la postin e deputetit për të ikur në Amerikë, edhe për faktin e bashkëshortja e tij kishte jetuar gjatë në SHBA.
"Kam rënë dakord me veten të mos merren me këtë histori. Nuk është mirë as për tim vëlla të bëhemi qendra e vëmendjes", theksoi ai.
Marrëdhënie mes dy vëllezërve ishte shndërruar në një sagë në tabloidet britanike duke e bërë liderin e laburistëve një pre të lehtë për konservatorët./ a.jor.












