Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj zotit Trump

Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj zotit Trump

Ish-presidenti i SHBA, Donald Trump

David Pecker, ish botues i tabloidit ‘National Enquirer’, dëshmoi të enjten në gjyqin penal ndaj ish Presidentit Donald Trump në Nju Jork, se kandidati i atëhershëm për president i kishte lënë përshtypjen se e njihte një modele të revistës Playboy që po përpiqej të shiste të drejtën e historisë së saj lidhur me pretendimet për një lidhje intime me zotin Trump.

Gjatë një bisede në vitin 2016, zoti Trump e përshkroi Karen McDougal si "një vajzë të bukur", dëshmoi zoti Pecker të enjten. Ai tha se kjo e bëri atë të besonte se zoti Trump “e dinte se kush ishte ajo” edhe pse ai e ka mohuar të ketë patur marrëdhënie intime me të.

Përfundimisht, tha zoti Pecker, me nxitjen e avokatit të zotit Trump, Michael Cohen, tabloidi i tij e pagoi zonjën McDougal 150,000 dollarë për të blerë të drejtat e historisë së saj.

Zoti Pecker e quajti pagesën për aktoren McDougal "një blerje shumë, shumë e madhe", por tha se ai nuk kishte ndërmend ta publikonte pretendimin e saj për një lidhje me zotin Trump, një praktikë që tabloidi e cilësonte si ‘kapje dhe asgjësim’.

Praktika ka të bëjë me blerjen ekskluzive të informacioneve negative për individët e famshëm dhe më pas refuzimin e publikimit të lajmeve të turpshme nga jeta e tyre.

Një mik i vjetër i zotit Trump, zoti Pecker i tha jurisë prej 12 anëtarësh se “nuk donte që historia (pretendimi i zonjës McDougal) ta turpëronte ose dëmtonte kandidaturën e tij në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Më herët gjatë javës, zoti Pecker dëshmoi se ai kishte rënë dakord në një takim të vitit 2015 për ta ndihmuar fushatën e tij presidenciale duke publikuar histori të favorshme për zotin Trump dhe duke mbajtur një sy hapur për gratë që përpiqen të shesin histori për takimet e tyre me zotin Trump apo histori të tjera negative. Prokurorët e kanë quajtur “sesion konspiracioni” takimin në fjalë në kullën Trump.

Prokuroria argumenton se marrëveshja mes zotërinjve Pecker, Trump dhe Cohen ishte pjesë e një komploti për të bllokuar votuesit që të mësonin të dhëna të turpshme mbi zotin Trump.

Blerja e informacioneve denigruese dhe mospublikimi i tyre nuk është një praktikë normale në gazetarinë amerikane. Zoti Pecker tha se avokati Cohen i kishte thënë se zoti Trump do ta rimbursonte atë për 150,000 dollarët e paguara zonjës McDougal, gjë që ai nuk e bëri kurrë.

Më herët gjatë javës, zoti Pecker tha se edhe përpara bisedës në lidhje me blerjen e të drejtave të historisë nga zonja McDougal, ai i kishte paguar 30,000 dollarë një punonjësi në kullën Trump në Nju Jork për të asgjësuar një lajm të rremë se zoti Trump kishte një fëmijë jashtë martese.

Ky është gjyqi i parë penal ndaj të një ish-presidenti amerikan. Zoti Trump akuzohet për falsifikimin e të dhënave të biznesit për të fshehur një pagesë tjetër, 130,000 dollarë për aktoren e filmave pornografikë Stormy Daniels, lidhur me zërat për një lidhje jashtëmartesore me të.

Sipas aktakuzës, synimi ishte blerja e heshtjes në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016. Ajo pretendon për një natë intime me zotin Trump një dekadë më parë. Ish Presidenti Trump e ka hedhur poshtë pretendimin e saj si dhe të 34 akuzat me të cilat përballet./ VOA

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja