Nju Jork/ Pianistja Hermira Gjoni feston 50 vjet krijimtari artistike (VIDEO)

Në Nju Jork u zhvillua një mbrëmje e veçantë me rastin e 50-vjetorit të karrierës artistike të pianistes Hermira Gjoni. Ishin të pranishëm miq, kolegë dhe artistë të ftuar.

Gjatë darkës u shfaq një dokumentar rreth jetës dhe aktivitetit të Hermira Gjonit për gjysëm shekulli në skenë, të ftuarve iu shpërndanë CD me interpretimet e saj në piano, si dhe libri “Jetë në tinguj” që bën fjalë për jetën e pianistes.

Me një koncert të shkurtër këngëtarë të ftuar interpretuan muzikë vokale dhe këngë të njohura nën shoqërimin e tingujve të pianistes shqiptare që ka interpretuar në skenat e gjithë botës.

Ne foto pianistja Hermira Gjoni 

Surpriza e mbrëmjes ishin përshëndetjet e dhjetëra kolegëve artistë nga e gjithë bota që u shfaqën në dy ekrane të mëdha në sallën e këtij eventi. Kolegët shprehën konsideratën për punën dhe e uruan pianisten për këtë jubile të karrierës së saj.

“Shpreh mirënjohjen time për të gjithë të pranishmit në këtë mbremje”, shprehet e emocionuar pianistja Hermira Gjoni.

Hermira Gjoni është pjesë e dinastisë artistike “Gjoni”, bashkëshorte e kompozitorit të mirënjohur Simon Gjoni dhe nëna e artistit Andis Gjoni, i njohur për sukseset në artin vizual dhe skenik me realizime të skenave dhe regjive të mjaft veprave në Shqipëri dhe SHBA.

“Faleminderit që keni ardhur sot. Është kënaqësi e madhe që t’ju kemi të gjithë këtu në këtë  përvjetor të Hermirës, nënës tonë të dashur. Jo vetëm se jeni miqtë tanë më të mirë, por dhe se me mbështetjen tuaj, me energjinë pozitive, ju e keni bërë jetën tonë më të bukur”, shprehet regjisori Andis Gjoni.

Ajo lindi në Tiranë në një familje mirëfilli aristokrate dhe me tradita dhe që në fëmijëri ju dedikua studimit të pianos duke marrë mësime nga prof. Tonin Guraziu dhe më pas në Konservatorin e Muzikës në Tiranë nga prof. Cen Bi Gang. Ajo u diplomua në vitin 1963 dhe pati një karrierë të gjatë koncertale si soliste dhe shoqëruese në piano e këngëtarëve më në zë shqiptare.

Hermira Gjoni për aktivitetin e saj artistik është nderuar nga Kuvendi i Shqipërisë me urdhërin “Naim Frashëri” po ashtu nga Fondacioni Campania-USA me medalje nderi, me Proklamate nderi nga Senati i shtetit të NY dhe me certifikatë nderi nga Kongresi Amerikan për arritjet e saj si artiste dhe për punën e saj në edukimin e brezave të pianisteve, akorduar nëpërmjet senatorit Elliot Engel, gjithashtu Hermira Gjoni është nderuar me çmimin e karrierës nga shoqata “Motrat Qiriaz” dhe çmimin “Zonjë e suksesit shqiptar në botë” nga organizata Albanian Excellence.

VIDEO/Speciale për pianisten e njohur Hermira Gjoni

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Tirana çel 'Javët Kulturore Ndërkombëtare', Veliaj: Sot e gjithë bota ka ardhur në Tiranë, arti dhe kultura i bashkojnë njerëzit

Tirana çel 'Javët Kulturore Ndërkombëtare', Veliaj: Sot e gjithë bota ka ardhur në Tiranë, arti dhe kultura i bashkojnë njerëzit