Nju Jork, protestë para konsullatës serbe për krimet seksuale të luftës

Nju Jork, protestë para konsullatës serbe për krimet seksuale të luftës

Në qytetin e New York-ut përpara konsullatës së Serbisë po zhvillohet në këto momente një protestë që synon të rrisë vëmendjen ndaj krimeve seksuale të pandëshkuara, që forcat serbe kanë kryer gjatë luftës së Kosovës.

Bëhet fjalë për dhjetra mijëra viktima.

Protesta ka bërë bashkë tre komunitete, atë shqiptaro-amerikan, boshnjako-amerikan dhe kroato-amerikan

Protestuesit kanë kërkuar nga SHBA që ti bëjnë presion autoriteteve serbe për të nisur hetimet dhe dënuar autorët e dhunimeve seksuale gjatë tre luftrave në Ballkan në vitet 1991 e deri në vitin 1999.

Flitet se gjithsej janë 70 000 viktima të dhunës seksuale nga ana e serbëve në Kosovë, Bosnje dhe Kroaci, 20 000 prej të cilëve janë nga Kosova.

Protesta u para pri nga një fushatë e gjerë dhe e madhe në rrjetet sociale me slloganin "Tubim për Drejtësinë e saj" e cila morri përkrahje të madhe.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan