Nju Jork, sulm në një xhami
​vritet imami dhe ndihmësi i tij

Nju Jork, sulm në një xhami<br />​vritet imami dhe ndihmësi i tij
Vritet më plumb në kokë një imam në një xhami në lagjen Queen në New York të SHBA. Imami u vra me një armë zjarri pak minuta pasi kish dalë nga xhamia.

I vrarë mbeti edhe asisteni i tij i cili i ndodhej pranë. Dëshmitarët thonë se agresori pas sulmit u largua me shpejtësi.

Vendi ku ndodhi ngjarja është e populluar me emigrant të cilët jane me origjine nga Bangladeshi.Policia nuk ka përjashtuar asnjë pistë duke lënë të hapur çdo lloj dyshimi nga grabitja deri te urrejtja fetare.

Komuniteti musliman akuzon kandidatin republican Donald Trump për klimën që ka krijuar duke inspiruar uurjetjen ndaj të huajve dhe muslimanëve. Qindra persona u mblodhën në vendin ku u vra imami 55 vjecar duke kërkuar drejtësi për vrasjen e tij dhe të asistentit.

Ata kërkojnë që ky rast te mos shihet si një sulm grabitjeje por të hetohet si një krim i shkaktuar nga urrejtja kundra fesë muslimane.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)