Lajmi është bërë i ditur nga vetë Thaçi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku kryeministri në detyrë i Kosovës, thekson se gjatë takimit me Vuçiç është diskutuar për vazhdimin e dialogut mes dy vendeve, si dhe implementimin e marrëveshjeve të arritura për paqe dhe stabilitet.
Nga ana e tij Thaçi shprehet se Kosova mbetet fuqimisht e dedikuar në procesin integrues për në BE që parashikon edhe dialogun me fqinjët, dhe veçanërisht me Serbinë.
“Sapo përfundova në selinë e OKB një takim me kryeministrin e Serbisë z.Vucic me të cilin diskutuam për vazhdimin e dialogut, implementimin e marrëveshjeve të arritura për paqe dhe stabilitet në rajon. Kosova mbetet fuqimisht e dedikuar projektit të integrimit në BE dhe dialogut me fqinjë.” shkruan Thaçi
Kryeministri në detyrë i Kosovës Hashim Thaçi ndodhet në Nju Jork ku po zhvillohet Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)