Një gjergjef për ditën e verës, tradita e qëndisjes sërish në vëmendje

Ishte momenti kur duhej të kujdesej për djalin që e bëri Brikena Kullurin të zbulonte pasionin e saj për të punuar në gjergjef, një lloj mënyrë qëndisjeje të cilën gratë dhe vajzat shumë vite më parë e përdornin në mënyrë masive, sidomos për të bërë pajat e nusërisë. Megjithëse me mjete të pakta, pasi ishte e vështirë të gjeje qoftë edhe fijet shumëngjyrëshe, gjyshet nuk harronin ti mësonin mbesave të tyre punën e dorës. Ky art shumë i çmuar para viteve 90 është rikthyer sërish, por tashmë në forma e modele të reja, më moderne, por që kanë të njëjtën bazë, fijet më ngjyra, copat linjo, gjergjefin e sigurisht durimin e shpirtin artistik për të nxjerrë modele sa më të bukura. Brikena, së cilës pasioni për  qëndisjen sa vjen dhe i përforcohet, i ka kushtuar edhe një kënd të vogël në shtëpinë e saj.

Punime me gjergjef

Nga punimet pothuajse të njëjta që vajzat apo nuset e dikurshme i kishin në pajat e tyre, sot duket se modelet dhe tendencat janë nga më të shumëllojshmet, duke u fokusuar sidomos tek punimet e personalizuara, ku gjithësecili mund të dedikojë në gjergjef, nëpërmjet artit të qëndisjes, iniciale, emra, data apo edhe fotografi. Gjithçka filloi sepse Brikena nuk donte të ishte një shtëpiake e thjeshtë, por të merrej me diçka të vlefshme në kohën e saj të lirë, sot ajo e thotë me vendosmëri të plotë se ka rënë në dashuri me gjergjefin dhe artin e tij.Tashmë që ka kaluar më shumë se 1 vit që ka nisur të punojë në gjergjef, Brikenës i duken gjërat më të thjeshta, por në fillim ka patur disa vështirësi të vogla.

Momente të punës në gjergjef

Në prag të ditës së verës, një prej festave më të dashura për shqiptarët, nuk ka më bukur se kur dy tradita bëhen  bashkë ashtu si punim që Brikena Ka zgjedhur të punojë për javën speciale të verës në Rreze Dielli.

Punim në gjergjef

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Vranësira dhe temperatura deri në 16 gradë celsius...parashikimi i motit për sot

Vranësira dhe temperatura deri në 16 gradë celsius...parashikimi i motit për sot