Një histori dashurie më shumë se 30-vjeçare, 65-vjeçari Zef Vokrri peshkon çdo ditë prej 3 dekadash në Lagunën e Lezhës: Pasioni më jep fuqi

Peshkimi me grep, pasioni i 65-vjeçarit që në vegjëli! Zef Vokrri prej 30 vitesh gjuan peshq në Lagunën e Lezhës

Gjuetia e peshkut është jo vetëm punë, por dhe pasion që po tërheq gjithnjë e më shumë njerëz. Ne do të sjellin historinë e Zef Vokrrit që 30 prej vitesh zë peshk me grep në lagunën e Vainit në Lezhë.

Thuajse çdo ditë të vitit e gjen Zef Vokrrin duke gjuajtur peshk në lagunën e Vainit.  65-vjecari nga Lezha e ushtron peshkimin për pasion dhe gjithë jetën ka përdorur vetëm grepin për të gjuajtur peshkun.

‘Unë e kam vetëm për sport kam fuqi e takat dhe e kam pasion, e kam pasion

Kujton se 30 vite më parë peshkimin e mësoi nga xhaxhai që kishte kryer shkollën për peshkimit. Prej asaj kohe nuk iu nda më detit.’- tha Vokrri.

‘Kam peshkuar në kanalin vaditës së Lezhës, pastaj kam peshkuar në Mat, aty ku u rrita. Pastaj u shkëputa disa vite, për shkollë. Dhe u ktheva për pasion.’- u shpreh ai. 

Shqetësim për Zefin është mungesa e peshkut, sasia e të cilit po bie çdo vit e më shumë.

 ‘Problemi është se këtu është një grykë që  deti komunikon me Lagunën dhe ka vështirësi të hyjë peshku. Dhe disa vijnë për të peshkuar se më atë jetojnë. Edhe po nuk i ra në rrjetë peshku nuk mërziten.’- tha peshkatari

Lagunat e Lezhës janë një zonë e pasur me gjallesa ujore, ndërsa krahas pasionit peshkimi është kthyer në burim jetese për vendasit.

G.MO/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët