Kryeministri Edi Rama ka nisur mëngjesin e sotëm me një lajm të mirë për të gjithë pushuesit që pëlqejnë turizmin malor. Rama njofton se tashmë kanë nisur punimet në kantierin e ndërtimit të Qendrës së Turizmit në Valbonë, e cila do të mundësojë një standard të ri shërbimesh dhe aktivitetesh.
"Mirëmëngjes, dhe me pamjet nga puna në kantierin e ndërtimit të Qendrës së re të Turizmit në Valbonë, me një standard krejt të ri shërbimesh, aktivitetesh dhe paketash turistike për këtë zonë me potencial të jashtëzakonshëm, ju uroj një ditë të mbarë", shkruan Rama.
Valbona është një ndër destinacionet më të preferuara nga turistët vendas dhe të huaj në çdo stinë të vitit.
Valbona do kthehet ne nje atraksion ballkanik
PërgjigjuEdi Rames ju befte dita NJEMIJE qe i bie ndermend per Valbonene dhe Tropojen!! Ky njoftim kryeministror duhet te jete edhe me transparent...Kush e ben ket investim...Çfar perfaqeson kjo qender? Valbona ka nevoje per nje masterplan me studime konkrete dhe afatgjata...Se pari çdo ndertim duhet te behet me miratim rigoroz konforem gjithe kuadrit ligjor...Ne Valbone shteti duhet te beje investime mbeshtetese duke realizuar financimin e tyre si thertoren, baxho perpunim qumeshti etj...Gjithashtu eshte emergjente zgjidhja e problemit te ujerave te zeza...Valbones duhet ti hiqni kularin e turpit..H/C qe jane jo nje nishan, por nje kancer ne trupin e saj...Fjalet kan mbaruar, presim veprat!!!
Përgjigju