Gjestet e vogla shprehin dashuri të madhe dhe për ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka efektivët e Forcave të Armatosura janë simbol i kësaj.
Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor 2019 – 2020, efektivët e Policisë Ushtarake vendosën të suprizonin disa prej nxënësve të shkollës 9-vjeçare “Farkë e Vogël”, familjet e të cilëve i kanë të pakta mundësitë ekonomike.
Efektivët e Policisë Ushtarake u kujdesën që këtyre fëmijëve, familjet e të cilëve trajtohen me ndihmë ekonomike, të mos u mungojë asgjë për të nisur vitin e ri shkollor 2019-2020.
Gjatë takimit me nxënësit, prindërit e mësuesit, ministrja Xhaçka vlerësoi efektivët për solidaritetin e treguar në raport me komunitetin në zonat ku ata janë të dislokuar.
“Unë e them shpesh që ushtarakët mund ta kenë kuletën e vogël, por e kanë zemrën shumë të madhe dhe gjeste të tilla janë pak a shumë si ato që bëjnë prindërit për ju çdo ditë. Nuk ka rëndësi cilat janë kushtet ekonomike apo mundësitë që kemi sepse kur bëhet fjalë për fëmijët, çdo gjë bëhet me vëmendje dhe dashuri të jashtëzakonshme. Në këmbim shpresojmë t’ju gëzojmë sadopak dhe t’ju marrim premtimin se do të mësoni e do të merrni nota të mira. Kështu dhe do të bëheni të zotët e vetes dhe nesër do të jeni ju këtu ku jemi ne. Ne do të krenohemi që në një moment të caktuar kemi ecur përdore me ju. Dhe jam e sigurt që edhe ju do të bëni të njëjtën gjë për të tjerët.”- iu drejtua ministrja Xhaçka nxënësve.
Nxënësit e familjeve në nevojë të shkollës 9-vjeçare “Farkë e Vogël”, gjithashtu vizituan Muzeun e Forcave të Armatosura, ku panë nga afër mjetet, pajisjet dhe armatimin që luftëtarët dhe ushtarakët shqiptarë kanë përdorur në vite. Bashkëpunimi me komunitetin është një traditë në radhët e FA, ku në shumë raste efektivët kanë ndihmuar në plotësimin e nevojave që kanë banorët në çdo qark të vendit.
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3151
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ministri Vengu takime me zyrtarë të lartë në SHBA: Shqipëria e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe sigurinë globale
23 Nëntor, 19:32
-
Moti i keq, Ministria e Mbrojtjes: Situata është qetësuar dhe po shkon drejt normalizimit
22 Nëntor, 19:02
-
Stuhi në gjithë vendin/ Mijëra banorë pa drita! Anulohen lundrimet Durrës-Bari! Mbyllet spitali i Pukës, uji hyn në pavijone! Dukagjini në izolim (VIDEO)
22 Nëntor, 10:11
-
Si do shpenzohen 8.2 mld euro në vitin 2025? Ja shpërndarja e buxhetit, institucionet që marrin më shumë lekë
19 Nëntor, 19:21
-
‘Urban Operation 24’, Toga e Këmbësorisë mbyll me sukses stërvitjen në Bullgari, Vengu: Dëshmi e investimit në ushtri, angazhim për paqe dhe stabilitet bashkë me NATO-n (VIDEO)
17 Nëntor, 16:04
-
Stërvitja 'SAR RESPONSE 2024', Ministria e Mbrojtjes: Përgjigjje efektive ndaj çdo emergjence duke siguruar mbrojtjen e jetës
15 Nëntor, 10:36
-
“Në 2025, 2 avionë për zjarret dhe stërvitje!” Xhaferraj përplasje me ministrin e Mbrojtjes në kuvend
11 Nëntor, 17:07
-
Komisioni i Sigurisë/ Vengu: Do ringremë flotën ajrore, investime në blerje avionësh si për stërvitje pilotësh, ashtu edhe për emergjenca civile
11 Nëntor, 15:46
-
Projektligji i Qeverisë, rreth 2100 ish-ushtarakë dhe civilë, me mundësinë për t’u bërë rezervistë! Drafti në Kuvend, kostoja 1,5 mld lekë (DOKUMENTI)
6 Nëntor, 22:35
-
Do krijohet Forca Rezerviste! Zbulohet vendimi i Qeverisë: Shërbim ushtarak deri në 45 ditë në vit! Pranohen dhe ato me dy shtetësi
30 Tetor, 19:43
-
Qeveria i hap rrugë krijimit të Forcës së Rezervistëve, ministri Vengu: 15.5 mln euro nga buxheti 2025
30 Tetor, 12:58
-
Regjistrohet në QKB kompania shtetërore e prodhimit armëve KAYO e Ministrisë së Mbrojtjes, Ardi Veliu zgjidhet drejtor
17 Tetor, 13:35
Armet i msoni fmijeve o budallenj, dhe ju o media e papergjegjeshme ca publikoni Servila
Përgjigju