Tërmeti 'shkund' Kretën, shënohet viktima e parë, 11 të plagosur (FOTO)

Tërmeti 'shkund' Kretën, shënohet viktima e parë, 11 të plagosur (FOTO)

KRETË- Një tërmet prej 5.8 ballë, ka goditur mëngjesin e sotëm ishullin e Kretës në Greqi, sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC). Nga tërmeti është shënuar viktima e parë, ndërsa 11 qytetarë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Mediat lokale raportuan dëme të mëdha materiale, me shembjen e mureve të ndërtesave të vjetra prej guri në fshatrat pranë epiqendrës. Dhe viktima e parë është një burrë, i cili po punonte në një kishë që u shemb për shkak të lëkundjeve të forta. Ndërtesa ishte duke u rinovuar dhe kupola e saj u shemb duke zënë poshtë punëtorët, njëri prej të cilëve vdiiq dhe tre të tjerë u plagosën. Një nga zonat më të prekura ishte qyteti i Arkalohori.

Goditja u ndje rreth orës 08:15 CEST rreth 20 kilometra në jug të qytetit të Heraklion. Epiqendra e tërmetit ishte 246 kilometra (153 milje) në juglindje të kryeqytetit grek, Athinës.

Ishulli më pas u trondit nga katër tërmete të tjerë më të vegjël, më i madhi që u regjistrua ishte 4.6 dhe goditi rreth 20 minuta pas të parit. Ndërkohë që autoritet kanë paralajmëruar qytetarët se mund të ketë lëkundje të mëtejshme.

Kryebashkiaku i Heraklion, Vassilis Lambrinos deklaroi për mediat vendase se nuk kishte raporte të menjëhershme nga shërbimet e urgjencës për ndonjë dëmtim të rëndë.

Muajt ​​e fundit në ishull aktiviteti sizmik ishte intensifikuar: "Kjo nuk është një ngjarje që ka ndodhur pa paralajmërim - tha sizmologu Gerasimos Papadopoulos për transmetuesin shtetëror grek Ert -. Ne kemi parë aktivitet në këtë rajon për disa muaj. Ky ishte një tërmet i fortë, nuk ishte nën det, por nën tokë dhe goditi zonat e populluara ».

Rajoni përjetonte jo rrallëherë tërmete, i fundit ishte tërmeti në 31 tetor të vitit të kaluar ku një tërmet me magnitudë 7.0 në Detin Egje, vrau 37 njerëz në qytetin bregdetar turk të Izmirit dhe dy fëmijë në ishullin grek të Samos. 

 

 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Lushnjë/ Nusja dhunon vjehrrin për pronën, vihet në hetim

Lushnjë/ Nusja dhunon vjehrrin për pronën, vihet në hetim