Një vit në kantier, ç’po ndodh me Galerinë e Arteve? Çipa: 'Ngërçet' në restaurim, në 2023 ‘shëtisim’ në qytete! E vërteta e ‘Stalinit e Leninit’, pse u la fondi në muze

Jashtë syrit të zhvillimeve të artit e kulturës, prej më shumë se një viti, Galeria Kombëtare e Artit, po i nënshtrohet rikonstruksionit, që mbikëqyret nga Ministria e Kulturës e drejtorja e komanduar Entela Çipi, prej muajit gusht që lamë pas.

“Është një investim i ri qeverisë shqiptare, me një vlerë prej 1 miliardë lekësh. Objekti do të shoqërohet me një transformim tërësor, sa i përket hapësirave shtesë të ekspozimit, bibliotekë, laboratorë, salla etj.”, shprehet Entela Çipa, drejtore e komanduar e GKA-së.

Afati përfundimtar, i dhënë fillimisht, për mbylljen e punimeve, ishte tetori i këtij viti.

“Sigurisht si çdo projekt rikonstruksioni të veprave dhe aq më tepër të veprave të cilat ndodhen në qendër të Tiranës, që kanë pësuar transformim, dhe këtu pati probleme të ujërave nëntokësore. Që nga devijimi i ujërave të Lanës, ka pasur probleme me themelet. Dhe aktualisht dhe nga ndërtimi i ri që ndodhet afër Galerisë, ka pasur një ndryshim të rrjedhës së ujërave, e cila ishte e paparashikuar në momentin e projektit dhe po bëhen të gjitha në bashkëpunim me Institutin e Ndërtimit, është rikonceptuar dhe aktualisht punimet po ecin”, shprehet më tej Çipa.

Ndonëse u premtua se mbyllja e godinës, nuk do të përkthehej në pezullim të aktiviteteve jashtë saj, por do të shoqërohej me ekspozita e nisma si Edukimi përmes artit, kjo deri në krye të këtij viti nuk ndodhi.

“Gjatë vitit 2023, për të qëndruar më afër publikut, kemi parashikuar dhe ekspozita lëvizëse, me veprat e Fondit, të cilat do të bëhen në qytetet kryesore të vendit”, shpjegon më tej, për këtë projekt që do të shtrihet në 10 muaj.

Në pritje të një koncepti të ri, që do ta shndërrojë objektin në Muze të Arteve të Bukura, me riplanifikim të hapësirave të saj, nga 4600 metër në katror dedikuar ekspozimit, në 1066 metër në katror, fondi prej 5000 veprash ruhet i plotë në Muze...

“Pas një procesi të vështirë transferimi, ku u angazhua i gjithë stafi, Muzeu Kombëtar u pa si e vetmja hapësirë, që plotësonte të gjitha standartet për të ruajtur fondin, por edhe për arsye të sigurisë dhe distancës”, tregon më tej.

Ndërsa disa vepra të tjera, që më herët ishin vendosur pas Galerisë, ruhen jashtë ambientit të Muzeut. Ndër to edhe statujat e Stalinit dhe Leninit në ish vilën e Mehmet Shehut, për të cilat nga ana e Kryeministrisë u pretendua se bëhej fjalë për instalacion.

“Këto që ju përmendni janë pjesë e një projekti më madhor. Janë rreth 100 vepra që janë restauruar dhe ekspozuar pranë ish-Vilës së Mehmet Shehut, të cilat janë pjesë e një instalacioni. Pra, nuk duhen parë si figura politike, por si vepra artistike”, tregon Çipi.

Sa i përket strukturës së brendshme të Galerisë, aktualisht është pa bord, por specialistët kanë bërë thirrje dhe për rihapjen e sektorit të studimit të veprave të artit. Nga UNOPS, pritet së shpejti, që të plotësohet edhe Laboratori me mjete të reja, por ndërkaq në sektorin e restaurimit janë vetëm 3 specialistë që punojnë.

“Do shikohet mundësia që pas rikonstruksionit të futet në proces rishikimi edhe personeli, e njëjta gjë që ndodhi dhe me Teatrin e Operas, sepse aktualisht janë vetëm 7 punonjës në GKA, një pjesë është vendosur pranë Ministrisë së Kulturës, ndërsa pjesa tjetër, e sektorit të restaurimit, pranë Muzeut Historik”, shton më ej.

Digjitalizimi i fondit artistik në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore dhe Qendrën e Digjitalizimit pranë Ministrisë së Kulturës ka qenë një nga premtimet e tjera të Ministrisë së Kulturës, sa i përket punës në Galeri.

“Ky proces tanimë ka filluar”, pohon Çipi.

Ndonëse, për shkak të vështirësive teknike hapja e dyerve të Muzeut të Arteve të Bukura, mund të prekë vitin pasardhës, rezultati, sipas Çipës, do të jetë një objekt i krahasueshëm, me institucionet simotra, jo vetëm në rajon por edhe më gjerë

G.MO//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë