Nobel, nuk do të ketë çmime në letërsi në 2018

Nobel, nuk do të ketë çmime në letërsi në 2018

Çmimi Nobel për letërsi nuk do të jepet këtë vit, pas akuzave për abuzim seksual dhe çështje të tjera brenda radhëve të Akademisë Suedeze, që zgjedh fituesin.

Akademia tha të premten se çmimi për vitin 2018, do të ndahet në vitin 2019. Vendimi u mor në takimin javor në Stokholm, me arsyetimin se akademia nuk është në gjendje të zgjedhë një fitues pas një varg pretendimesh për abuzime seksuale dhe krime financiare.

Sekretari i përhershëm i akademisë, Andres Olsson, tha se "është e domosdoshme që të t'i kushtojmë kohë ripërtëritjes së besimit të publikut ndaj Akademisë, para se të shpallet fituesi i radhës". Ai tha se akademia po vepron kësisoj "në shenjë respekti ndaj fituesve të deritashëm dhe atyre të ardhshëm, fondacionit Nobel dhe publikut", raporton VoA. Kjo është hera e parë që nga viti 1943, kur çmimi prestigjioz nuk ndahet.

Anulimi i çmimeve Nobel vjen pas skandaleve të ndodhura më parë dhe që kanë cenuar integritetin e  këtyre çmimeve. Ndërkohë, të nominuarit e çmimeve Nobel të letërsisë ka qene të shumtë,  mes tyre edhe shkrimtari i mirënjohur shqiptar Isamil Kadare.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit