Nobeli, Bob Dylan thyen
heshtjen: Çmimi më la pa fjalë

Nobeli, Bob Dylan thyen<br />heshtjen: Çmimi më la pa fjalë
Kantautori amerikan, fituesi i Çmimit Nobel në Letërsi thyen heshtjen dhe pranon çmimin e akorduar. Që në momentin kur u publikua lajmi Dylan nuk kishte reaguar a madje nuk kish thënë asnjë fjalë pavarësisht këmbënguljes së Akademisë së Shkencave në Suedi.

Ai u shpreh se nderi që ishte bërë e kishte lënë pa fjalë duke e konsideruar çmimin të mrekullueshëm. Këngëtari shtoi se nëse çdo gjë është e mundur do të jetë vetë ai që do ta marr çmimin i cili jepet këtë dhjetor në një ceremoni në Stokholm.

Çmimi Nobel në Letërsi iu akordua kantautorit amerikan në 13 tetor për krijimin e shprehjeve në traditën e muzikës amerikane. Ky çmim ngjalli shumë kritika çka u thellua edhe me heshtjen e Dylan. Madje pak javë më parë një anëtar i akademisë e cilësoi Dylan të paedukatë dhe arrogant.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Shpërthen viroza, dy gara olimpike në rrezik

Paris 2024/ Shpërthen viroza, dy gara olimpike në rrezik