Nobeli i Ekonomisë ndahet midis
një amerikano-britaniku e një finlandezi

Çmimi Nobel në Ekonomi iu dha sot dy teoricienëve të kontratës, amerikano-britanikut Oliver Hart dhe finlandezit Bengt Holmström, hulumtimet e të dyve zënë një fushë të gjerë zbatimi, që nga falimentimi tek e drejta kushtetuese.

Ky është vendimi që ka marrë juria e këtij evenimenti e cila ka shpërblyer dy ekonomistët për punën që ata kanë bërë për ‘Teorinë e Kontratës’.

Këta dy studiues kanë zhvilluar teorinë e kontratës, një kornizë gjithpërfshirëse për analizimin e aspekteve të ndryshme të kontratës si pagesat e drejtuesve të kompanive në bazë të performancës së tyre, përcaktimi i ekskluzivitetit apo bashkëpaguesit në sigurime shoqërore, por gjithashtu edhe në privatizimin e sektorit publik”, saktësoi juria.

Ky çmim është i vetmi që nuk jepet sipas testamentit të industrialistit suedez, Alfred Nobel dhe është ndarë për herë të parë në vitin 1969.
 
Vlerësimet jepen në nderim te industrialistit dhe kimistit te njohur, Alfred Nobel, i cili krijoi një fond për këtë.

Është çmimi më i lartë për arritjet më të mëdha ekonomike nga një ose disa ekonomistë brenda një viti.

Informacionet rreth kandidaturave dhe procesit të seleksionit mbahen sekrete për 50 vite.

nobel
Redaksia Online
(d.b/F.T/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Për herë të parë pas 96 vitesh, ceremonia e çmimeve Oscar në prag të anulimit

Për herë të parë pas 96 vitesh, ceremonia e çmimeve Oscar në prag të anulimit