Nobelistja Müller ne Beograd
kritikon serbët për Kosovën

Nobelistja Müller ne Beograd<br />kritikon serbët për Kosovën<br /><br>
Nobelistja e letërsisë Herta Müller ka qenë e ftuar në Panairin e librit në Beograd, që u çel mbrëmjen e 23 tetorit. Shkrimtarja e famshme gjermane ka shokuar opinionin serb pasi në një bashkëbisedim me lexuesit ka deklaruar se Serbia është fajtore për vuajtjet e saj dhe të fqinjëve të saj, njofton Klan Kosova.

Shkrimtares i kanë rikujtuar kritikat e saj ndaj Serbisë dhe përkrahjen e bombardimeve të NATO-s më 1999. Ajo kishte deklaruar se “Millosheviçi duhet të ndalet njëherë e përgjithmonë”. Pas pyetjes së bërë Nobelistja Muller është përgjigjur pa hezitim:

Edhe sot mendoj njësoj. Një njeri si Millosheviqi, që i zhvillon katër luftëra brenda nëntë vjetëve dhe në mënyrë aq praktike ndërton varreza – nuk mund të ndalet me fjalë. Kosovës dhe Bosnjës u janë shkaktuar shumë dëme dhe të këqija për arsye të nacionalizimit të tmerrshëm.”, ka thënë Müller.

Ajo ka shtuar me tej se “Isha e tmerruar. Nuk prisja që në një vend si Jugosllavia, e cila asokohe për ne ishte një gjysmëparajse, të shpërthente nacionalizmi. Mirëpo, ky vend i ka bërë keq vetvetes. Serbët i kanë bërë keq vetes. Edhe Kisha Ortodokse Serbe ka pasur faje për tmerret e ndodhura”

Myller ka deklaruar se nuk është pacifiste. “Konfliktet mund të lindin edhe nga rrëfimet dhe bisedat. Nuk jam pacifiste dhe besoj se disa situata mund të zgjidhen vetëm me ndërhyrje të caktuara. Kur ndodh lufta, atëherë duhet të ndërmerren masa që njëra palë t’i humbasë të gjitha dhe të mposhtet nga pala tjetër.

Në një situatë të tillë, besoj se intervenimi ushtarak është pozicion njerëzor dhe moral. Këtë mund ta shohin vazhdimisht me shembuj të ndryshëm. Popujt që sulmohen duhet të kenë përkrahje nga të tjerët nëse nuk mund të mbrohen me forcat e veta nga një fuqi më e madhe. Do të kisha qenë e lumtur nëse NATO-ja do të intervenonte edhe në Rumani, në kohën e Çausheskut
”, ka thënë Muller, e cila duke folur për diktaturat, ka përmendur faktin se babai i saj kishte qenë në strukturat naziste të SS-it.

Unë nuk jam babai im. Ndonëse, gjithmonë e kam ndjerë nevojën që të kërkoj falje për këtë shkak”, ka deklaruar Muller. Këto deklarata te nobelistes kanë shkaktuar reagime te ndryshme në mediat serbe.
 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......