Tani edhe reperi Noizy e ka një të tillë. Këngëtari i njohur si "Zinizin” në këtë rrjet social, ndonëse ka 335 mijë ndjekës, (më pak se këngëtarja Enca e cila numëron 873 mijë ndjekës), është i pari artist me Instagram zyrtar.
Redaksia e Instagram monitoron llogaritë e përdoruesve, ata persona që kanë më shumë ndjekës dhe mund t'u hapen profile të rreme, pajisen me 'stampën e verifikimit'. Por ndoshta Noizy mund të jetë i vetmi këngëtar, i cili nuk ka blerë “followers” dhe ky fakt mund të jetë një tjetër kriter i Instagramit, që profili i tij të kthehej në zyrtar.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)