Noizy, fansat e ndjekin pas performancës

Noizy, fansat e ndjekin pas performancës
Ka qenë një nga këngëtarët që publiku mezi e priste të performonte në skenë. Reperi Noizy ka ngritur në këmbë të gjithë publikun shqiptar, duke sjell për ta një pjesë të mirë të repertorit të tij. Për here të parë ai këndoi edhe këngën e tij më të re “100 vjet shtet”, të cilën e kishte punuar posaçërisht për 100 vjetorin e Pavarësisë.

Reperi ka qenë shumë i rezervuar edhe me kolegët, duke preferuar të qëndrojë paksa i distancuar edhe vetëm, ndonëse ka qenë i ulur në të njëjtin stol me Tunën. Ajo që është për tu shënuar, është se pas performancës reperi ka patur mbështetjen maksimale të publikut, i cili e ka shoqëruar Noizy deri tek makina.

Gjatë kësaj kohe këngëtari nuk ka refuzuar të bëj edhe fotografi me fansat. Më pas është larguar drejt qytetit të Durrësit, aty ku tashmë ka një biznes të tij.

(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Gjyshja nga Korça ‘lë gojëhapur’ të gjithë! Shpallet kampione Ballkani në atletikë: Krenare për Shqipërinë!

Gjyshja nga Korça ‘lë gojëhapur’ të gjithë! Shpallet kampione Ballkani në atletikë: Krenare për Shqipërinë!