Noizy konkurron në modë
me markën e veshjeve "Noizy"

Noizy konkurron në modë<br />me markën e veshjeve "Noizy"
Noizy është ndër rrepat shqiptar më të preferuar në Shqipëri. Por, këngëtari dëshiron që të konkurrojë edhe në fushën e modës.

Për të gjithë ata që dëshirojnë të vishen me markën “Noizy”, këngëtari lajmëron në rrjetet e tij sociale se do të lançojë së shpejti markën e tij të veshjeve.

Noizy specifikon se brandi i tij do të konkurrojë në treg si industri e mirëfilltë veshjeje dhe jo vetëm në lidhje me muzikën.

noizy


“Njoftim: Per te gjithe ata qe e ndjekin muziken time dhe jane pjese e perditeshme e jetes time kudo, shume shpejt do te hapet linja ime e pare e veshjeve koleksioni i te ciles do te permbaj veshje nen marken NOIZY. Kjo linje veshjesh nuk do te jete vetem per fansa dhe nuk do te kete lidhje vetem me muziken time por do te jete nje koleksion i mirfillte konkurues ne industrine e veshjes ne teresi. Shpresoj te ju pelqej, sapo te jete cdo gje gati do te gjeni nje njofim te dyte nga une. Faleminderit”, ka shkruar këngëtari në Facebook.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase