Noizy: Kush është Ghetto Geasy,
Conchita? Unë fitoj sa biznesmenët

Noizy: Kush është Ghetto Geasy,<br />Conchita? Unë fitoj sa biznesmenët
Deklaratat e reperit Noizy kundër Getoar Selimit, kanë sellë një valë reagimesh e komentesh në rrjete sociale nga fansa të të dy këngëtarëve, ndërsa kanë rindezur gjakërat mes dy grupimeve të mëdha të hip-hopit në vend, OTR dhe Babastars.

I ftuar në emisionin “Oktapod” të moderatorit Turjan Hyska, Noizy deklaroi se do të krijonte label-in e parë muzikor zyrtar shqiptar, por u desh ndërhyrja e Turit që tha se tashmë ekziston një label në Shqipëri dhe ai është Babastars, që Noizy të krahasonte liderin e këtij grupi, Getoar Selimin, me Conchitën, këngëtaren transgjinore që fitoi festivalin “Eurosong” në vitin 2014.

“Nuk e njoh,” ka replikuar reperi. “Ai me mjekër? Ai që ka fituar Eurovizionin?” u shpreh Rigels Rajku dhe vijoi të sqarojë se label-i i tyre (Babastars) nuk është i dokumentuar ndërkohë që i tiji, do të jetë i pari i këtij lloji në Shqipëri dhe do të ketë ekskluzivitetin e emrit “OTR” në 4 kontinente.

Reperi gjithashtu ka zbuluar se në muajin prill, do të hedhë në treg albumin me titull “ZinCity” i cili do të përmbajë 18 këngë, 7 prej të cilave do të shoqërohen me klipe. I pyetur nga drejtuesi i emisionit për fitimet e tij në muzikë, Noizy është përgjigjur: “Do ta krahasoja veten me biznesmenët më të mëdhenj në Shqipëri.”
noizy
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'