Noizy publikon videot kur bënte boks në rrugët e Anglisë (VIDEO)

Noizy publikon videot kur bënte boks në rrugët e Anglisë (VIDEO)

Noizy

Noizy, reperi i njohur shqiptar njihet për të kaluarën e tij si një boksier rrugësh, ku zhvillonte ndeshje të shumta.

Së fundmi ai ka publikuar disa pamje që i kishte humbur dikur dhe i përkasin vitit 2005.

“Kasetat e humbura 2005”, shkruan ai, krahas videove që gjenden në youtube.

Në video ai shfaqet i ri i veshur me tuta të bardha, teksa ndeshet me një djalë tjetër në një ring të improvizuar të rrethuar nga njerëz që brohorasin.

Pas shumë përplasjesh, ndeshja përfundoi barazim dhe askush nga djemtë nuk u mund.

Gjatë një interviste në emisionin “Zonë e lirë”, reperi ka treguar se ai është shpallur dy herë kampion i boksit në Angli, ku edhe ka jetuar për vite me radhë.

Postimi i Noizyt

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm