Deputetët satelitë të Sali Berishës, Flamur Noka dhe Belind Këlliçi dhunuan e shanë efektivët civilë të Policisë së Shtetit që ndodheshin pranë xhamisë së Namazgjasë në Tiranë, ku po bënin shoqërimin e militantëve të dhunshëm, që hodhën molotovë, fishekzjarre dhe gurë drejt bluve dhe institucioneve shtetërore gjatë protestës.
Përveç shtyrjes fizike të policëve civilë, Noka dhe Këlliçi ofenduan rëndë blutë. "Ik ore shk*rdhatë", u dëgjua Këlliçi të ofendonte një polic.
“Për çfarë jeni këtu? Qentë i gjallë që keni shpërndarë, mos ti shohim vërdallë se po i pamë...”, dëgjohet Noka t’iu thotë efektivëve.
Më tej, sipas deputetëve ata kanë rrethuar perimetrin e selisë së PD dhe po terrorizojë e po shoqërojnë në komisariat edhe mbështetësit. Bardhi tha se deri më tani janë rreth 40 persona të shoqëruar, mes tyre dhe kryetarë të degëve të PD.
K.M/I.M/Shqiptarja.com“Punonjës pa uniformë që kanë rrethuar selinë. Kanë marrë me dhjetëra kryetarë të degëve të PD. Deri tani janë mbi 40 presona të ndaluar”, tha Bardhi për mediat.









