Noka e akuzoi se me Bashën u vendosin gjoba oligarkëve, Bardhi: Fsheh vilën 760 mijë euroshe në Gjirin e Lalzit pas oligarkut të farmaceutikës

Noka e akuzoi se me Bashën u vendosin gjoba oligarkëve, Bardhi: Fsheh vilën 760 mijë euroshe në Gjirin e Lalzit pas oligarkut të farmaceutikës

Gazment Bardhi dhe Flamur Noka

Përçarjet mes demokratëve të Lulzim Bashës dhe Sali Berisha sa vijnë dhe bëhet më të madha, me akuza dhe kundër akuza ndërmjet palëve. Së fundmi ka qenë deputeti i Rithemelimit të PD-së Flamur Noka, i cili ka hedhur akuza kundër ish-kreut të PD-së Lulzim Bashës dhe deputetit Gazment Bardhi, duk u shprehur se bashku u vendosin gjoba oligarkëve. Përgjigjen e ka marrë menjeherë nga Gazment Bardhi, i cili i ka përmendur deputetit demokrat disa nga lidhjet e tij me oligarkët e trafikantë droge.

Bardhi i është rikthyer sërish akuzave se Flamur Noka, fsheh një vilë të padeklaruar 760 mijë euroshe në Gjirin e Lalëzit, pas një oligarku të farmaceutikës. Madje sipas Bardhit, Noka e takon çdo fundjavë dhe ka ndërhyrë që PD të mos e përfshijë në denoncime për abuzimet me tenderat në shëndetësi.

Bardhi rikthehet pas në kohë, kur Noka ishte ministër i Brendshëm, për të cilin thotë se miku i tij, trafikant drogë mbushi Britaninë me drogë dhe i pastroi paratë me pasuri të paluajtshme.

‘Një përgjigje e detyruar për Flamurin e keqpërdorur të opozitës së rreme. Shumë miq më thonë të mos e marr seriozisht Flamur Nokën për shpifjet që shpërndan herë pas here. Por nuk do të hesht më pas serialit të ri të shpifjeve, të nisur ditët e fundit ndaj meje dhe disa kolegëve të tjerë. Ndryshe prej tij, ne nuk kemi ngritur flamurin e opozitarizmit të rremë. Kur denoncojmë korrupsionin dhe paligjshmërinë nuk selektojmë në “tanët” dhe “të tyret”.

E kuptoj që kjo e shqetëson Flamur Nokën, prandaj ka gjetur një shpifje të re ndaj meje, duke më akuzuar se denoncoj oligarkët për t’u vendosur gjoba atyre!!! Le t’i marrim me radhë dhe e nisim nga denoncimi im i fundit për të cilin grupimi i Flamur Nokës nuk ka hapur gojën akoma. Kujt i paskam vënë gjobë unë me denoncimin për katet shtesë pa leje në 14 Korrik në parlament? I kam vendosur gjobë Shefqet Kastratit, mikut të Flamur Nokës? Meqë falet çdo javë te lala i Edi Ramës, le ta pyesë a i kam vendosur gjobë! Nuk habitem që Flamur Noka është shqetësuar nga denoncimi që i kam bërë paligjshmërisë së Kastratit të Edi Ramës me Kullën përballë Partisë Demokratike. Nuk habitem as nga porosia që i kanë dhënë për të shpifur ndaj meje. Nga personi që akuzoi demokratët e Kukësit se ishin të orkestruar nga Edi Rama për protestat kundër traut të Kastratit në Rrugën e Kombit dhe bëri çdo gjë për shuarjen e tyre, mund të presësh gjithçka.

Kujt i paskam vendosur gjobë unë, oligarkut të farmaceutikës pas emrit të të cilit Flamur Noka fsheh vilën e padeklaruar 760 mijë euroshe në Gjirin e Lazit? Meqë edhe atë e takon çdo fundjavë, le ta pyesë a i kam vendosur gjobë ndonjëherë. Dhe kur ta pyesë, Flamur Noka bën mirë të kujtohet sa herë ka ndërhyrë për të që Partia Demokratike të mos e përfshinte në denoncimet për abuzimet me tenderat në shëndetësi.

Kujt i paskam vendosur gjobë unë, mikut tënd trafikant droge, që sa ishe ti ministër i brendshëm mbyti Britaninë me drogë dhe, më pas, vendosi të pastrojë paratë e drogës me pasuri të paluajshme? Meqë rri shpesh për dreka e darka, Flamur Noka mund ta pyesë vetë edhe atë. Dhe meqë jemi në këtë pikë, është një rast për të sjellë ndërmend se me këtë mikun trafikant droge mori në qafë edhe Sali Berishën, duke i veshur damkën për lidhje me përfaqësues të krimit të organizuar.

Në gjithë karrierën politike nuk ka ndodhur kurrë të kem qoftë edhe një kontakt të rastësishëm me ndonjë oligark apo përfaqësues të botës së krimit. Kur kam hyrë në politikë me besimin tek njerëzit e zakonshëm, tek ata do të mbështetem deri në ditën time të fundit në politikë. Prandaj, sot jam njeri i lirë dhe nuk jam peng i askujt, aq më pak i oligarkëve dhe kriminelëve. Investimi im kryesor është tek dija. Nuk kam as vila të fshehura, as para të investuara në bizneset e oligarkëve, as licenca për ndërtim hidrocentralesh dhe, mbi të gjitha, nuk jam peng i asnjë financuesi apo krimineli, që ditën punon me Qeverinë, ndërsa natën financon flamurin e opozitarizmit të rremë. Për Flamur Nokën kam një premtim: sa më shumë të shpifë, aq më shumë të verteta do jem i detyruar të them!’- shkruan Gazment Bardhi.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bobo: 05/10/2022 16:47

    Shketdhate muti paska qene ky Flamur Kandari!

    Përgjigju
  • Mira Hoxha: 05/10/2022 16:25

    Bravo te qofte. Te tille individe i duhen Shqiperise qe te ece perpara

    Përgjigju
  • Zaçellari: 05/10/2022 15:22

    I madh Bardhi. Ha habha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare