Noka e akuzoi se ideoi marrëveshjen ‘Rama- Basha’ për përçarjen e PD-së, përgjigjet Alibeaj: Sajesë e ulët, nuk kam lidhje me atë dokument

Noka e akuzoi se ideoi marrëveshjen ‘Rama- Basha’ për përçarjen e PD-së, përgjigjet Alibeaj: Sajesë e ulët, nuk kam lidhje me atë dokument

Enkelejd Alibeaj dhe Flamur Noka

TIRANË- Anëtari i Rithemelimit Falmur Noka pretendon se ka një dokument në të cilin është nënshkruar një marrëveshje mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës për përçarjen e Partisë Demokratike. Sipas Nokës, ky dokument është nënshkruar nga Rama dhe Basha në një darkë që kanë zhvilluar të dy në Dhërmi ditën e premte.  Për Nokën, me anë të këtij dokumenti synohet përçarja e Partisë Demokratike dhe nga ana tjetër fuqizimi i Partisë Socialiste, në mënyrë që Edi Rama të qëndrojë gjithmonë në pushtet.

“Ky draft ka ardhur si informacion që nga momenti kur u mor vesh takimi Rama-Basha. Basha ka shkuar me dy Range Rover, një Vogue dhe një Sport, për t'u kamufluar. U mor vesh që ishin bashkë. Gjatë gjithë darkës është diskutuar ky draft, atë natë në Dhërmi. E gjithë biseda ka qenë rreth këtij drafti. Lulzim Bashës që në 2017 iu ngarkua mision shkatërrimi i opozitës, likujdimi i opozitës dhe Partisë Demokratike. Të gjitha pikat që fliten për Reformën Zgjdhore kanë vetëm një synim të godasin çdo kënd tjetër përveç Edi Ramës. Të ulin fuqinë elektorale me kalkulime e çdo force tjetër politike përveç Edi Ramës. Këto lloj klauzolash janë vrasëse për demokracinë dhe opozitën. Është si të vrasës demokracinë", tha Noka në televizionin e familjes Berisha.

Në marrëveshje, Noka tha se kanë rënë dakord për ndryshimin e sistemit zgjedhor nga sistem proporcional rajonal, në proporcional kombëtar. Ai prezantoi dhe pikat e draftit, ku ai pretendon se parashikon edhe shkrirjen e qarqeve, ndërsa për numrin e bashkive ka tre propozime, për 100 bashkie, 50 bashki dhe të mbeten 61 bashki. Noka tha se një tjëtër pikë është ajo e sistemit të primit me +10 deputetë. Forca politike që del e para në zgjedhje, merr edhe 10 deputetë më shumë. Ai u shpreh se sipas këtij drafti, pragu i hyrjes në Kuvend për forcën politike është 3% dhe për koalicionin 5%. Sa i takon listës së kandidatëve, kjo draftmarrëveshje sipas Nokës parashikon që listat të jenë të hapura dhe kandidati që merr një votë më shumë hyn në Parlament.

Deputeti demokrat thekson se pas këtij projekti qëndrojnë edhe mbështetësit e Lulzim Bashës, duke përmendur me emër Gazment Bardhi, Jorida Tabaku, Enkelejd Alibeaj. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i këtij të fundit, në cilësinë e kreut të Grupit Parlamentar Demokrat, që e quan si një sajesë të ulët. Alibeaj thotë se publikimi i këtij dokumentit të sajuar është në vazhdën e tentativave që ka grupi i Sali Berishës për të përçarë edhe më tej demokratët.

“Nga zyra e shtypit jam informuar për një shpifje të thënë në një emision televiziv nga deputeti Flamur Noka, drejtuar ndaj meje dhe kolegëve Tabaku dhe Bardhi. Dua të informoj secilin prej jush, se kjo është një sajesë e ulet, e padenjë për një demokrat dhe e paprecedentë. Unë dhe asnjë koleg në PD, nuk kemi asnjë lidhje me dokumentin e gënjeshtër, që konsiderohet “sekret”, por që është në fakt në dorën e atij që e ka sajuar, për të përbaltur kolegët dhe për të trajtuar si budallenj demokratët. Këto sajesa janë të denja për sigurimin e shtetit, e mesa duket vazhdohet me axhendën e përçarjes por s’kanë qenë dhe as mund të jenë metoda funksionimi në Partinë Demokratike. Akte të tilla, sajesa të tilla, duhet të turpërojnë cilindo që i sajon. Ndjeva të domosdoshme që indinjatën time mbi këtë sajesë ta ndaj me secilin koleg të Grupit Parlamentar. Ndjesë për shqetësimin në këtë ditë të shenjtë për besimtarët myslimanë, por që mendjet e liga nuk të lenë të qetë as në një ditë të shenjtë. Ju uroj një natë të qetë”, thuhet në reagimin e Alibeajt.

Pikat e marrëveshjes sipas Flamur Nokës
1. Ndryshimi i sistemit zgjedhor nga sistem proporcional rajonal, në proporcional kombëtar
2. Sistemi i primit me +10 deputetë. Forca politike që del e para në zgjedhje, merr edhe 10 deputetë më shumë. Sipas këtij drafti, pragu i hyrjes në Kuvend për forcën politike është 3% dhe për koalicionin, 5%.
3. Listat e kandidatëve të jenë të hapura dhe kandidati që merr një votë më shumë hyn në Parlament.
4. Reforma territoriale
Shkrirja e qarqeve
Qeveri qendrore
Prefekturë
Bashki +Njësi Administrative
Për numrin e bashkive ka tre propozime, për 100 bashkie, 50 bashki dhe të mbeten 61 bashki.

SI.E./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dorjan: 03/05/2022 10:24

    Nga i mbledhin keto te dhena nga Sali non grata qe me tv. e tije denigron dhe shan me liber shtepie cdo njeri. Gazetaria ne kete vend ka liri te tepruar, futet te cdo familje apo person pa qene publik, shan, trillon dhe nuk i gjen gje.... O idjote te gazetarit pa kufi nuk jemi ne kohen kur Sali non grata digjte redaksi, rifte i masakronte gazetare,, nga i mblidhni keto te dhena po veten e shikoni qe shpifni dhe masakroni njerz te pa fajshem..

    Përgjigju
  • Hajriu: 03/05/2022 06:14

    Or Mul, je xhigand or ti.Ti or Mul çë bone 5 milion euro,ene e thojshe sa here qe u ulshe neper tavolina,i bona 5 milion €.

    Përgjigju
  • Dritan: 03/05/2022 06:06

    Flamur Noka duhet te japi llogari per lidhjet me klanin Osmani.Si nuk e ka therritur Spanja ose DEA americane?

    Përgjigju
  • Psikologu: 03/05/2022 06:04

    Shihni si fillon tregimin injoranti hajdut, z.Noka:Ka shkuar me dy Range Rover,nje Vogue dhe nje Sport etj etj.Injoranti i meshon fort sendeve te luxit,qe i konsideron se ato shprehin mireqenie, pushtet, vjedhje etj.Muli,kur ishte pabuks,i kishte enderr keto makina(kaq e ka kapacitetin),keshtu kur Sala e beri nga montues fonie neper mitingjet e Pd-ës, ne minister rendi,Muli mori Rang Rover,shtepira etj me para corrupsioni.Nuk e kuptojme si nuk e therret Spaku se vjedhjet e tij kane qene shume te dukshme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar