Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka flet me emra të cilët sipas tij do "digjen" nga Vettingu në politikë. Në një postim në Facebook, deputeti demokrat shprehet se Vettingu i politikanëve do të zbatohet. 

Madje, ai ka marrë përsipër të përmendë edhe disa emra që do të preken nga ky proces, si Taulant Ballën, Fatmir Xhafën e Jurgis Çyrbjen, të cilët sipas tij do t'i bashkohen të larguarve Arben Ndoka, Mark Frroku dhe Elvis Roshi.

Njësoj si për dekriminalizimin, Edi Rama ka filluar propagandën kundër, por kjo është përpëlitje e kotë. Politika do të ndahet një herë e mirë nga krimi dhe bashkëpunëtorët e krimit.

Deputeti i PD, Flamur Noka