TIRANE - Ministri i Brendshëm, Flamur Noka, ka deklaruar sot se "po ecim drejt një marrëveshjeje të përbashkët me qeverinë greke për të shkruar vetëm në anglisht, toponimet në pasaportat e të lindurve në Greqi dhe për këtë bërë gati edhe draftin.

Janë maksimumi 500 qytetarë që kanë këtë problem dhe vetëm ato pasaporta do të ndryshojnë. Pas marrëveshjes me qeverinë greke, do të mjaftojë vetëm urdhri i ministrit që ajo të sanksionohet", - tha Noka.

Shqiptarët që jetojnë në Greqi kanë paralajmëruar këtë javë protesta të mëdha para ambasadës shqiptare dhe ministrisë greke të Drejtësisë për zgjidhjen e problemit të toponimeve në pasaportat e fëmijëve të lindur në Greqi. Pala greke nuk ka lejuar fëmijët shqiptarë të hyjnë në Greqi, pasi ata janë pajisur me pasaportat e reja biometrike shqiptare, në të cilat vendlindja ëshkruar jo në anglisht, por në gjuhën shqipe.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)