Noka i frynte me bilbil në vesh, Gogu: Berisha, presion deputetëve të tij të dalin nga vetja! Hoxha: Debati në Kuvend mungon prej kohësh

TIRANË- Një ditë më parë, në sallën e parlamentit deputeti socialist, Toni Gogu u përfshi në një situatë aspak të zakontë, ku teksa fliste, demokrati Flamur Noka, i frynte bilbilit. Këtë moment, në Report Tv, në ‘Studio Live’, Gogu tha se është tregues se si Sali Berisha i ushtron presion deputetëve të tij për të të dalë nga vetja dhe detyra qytetare.

“E pakëndshme të shohësh një koleg që të bjerë në atë lloj pozite, por përpiqem që ta mirëkuptoj. Nuk kuptoj si mund të denigrosh kolegët e ty, të marrësh ish ministrin dhe ta kthesh në oficer të policisë së qarkullimit është pak e rëndë. Duket sa presion i ushtron me ata deputetë që dalin nga vetja dhe detyra qytetare”, tha Gogu.

Ajo që mungoi në seancën e Kuvendit, u realizua në një farë mënyrë në Report Tv, ku PD-PS, të përfaqësuar nga Flamur Goxha dhe Toni Gogu debatuan, pa pasur ndërhyrje të tjera si bllokim foltore, grushte në tavolinë që jemi mësuar t’i shohim në Kuvend. Përballë gazetarit Arbër Hitaj, Hoxha tha se debati në parlament është çështje që mungon prej kohës, nuk është e momentit.

“Debati ka munguar me kohë, ne nuk shkojmë të denigrojmë njëri tjetri e kam detyrë që ta kthejmë atë vend në një vend ku Kuvendohet, nëse qeverisja është në mandate të tretë, të miratojë apo të hedhë çdo poshtë nismë, minimum është që të jepte mundësi, barazi dhe nëse i jep pak më shumë hapësirë e opozitës nuk është problem. Nuk e kisha menduar që në 2023 të fyejmë. Rama është i vetmi që sa herë ka dashur ka marrë fjalën, ka bërë monolog, ka fyer, ka debatuar, ka shprazur gjithë arsenalin e tij, kjo është arsyeja dhe e paimagjinueshme, nuk ka një arsye normale që mungon, të thotë një arsye, nuk ka mundësi për arsye shëndetësor. ”, tha Hoxha.

Mirëpo, nuk ka qenë i këtij mendimit socialisti Toni Gogu.

“Debati nuk ka munguar dhe të akuzosh kryeministrin për një retorikë që e ka bërë shumë herë dhe të harrosh që opozita është marrë peng nga një njeri që është i padëshirueshëm për të gjithë dhe qytetarët opozitarë. Rama nuk është marrë ndonjëherë me zonjat e PD, ka përdorur sarkazëm, ironi, i ka përdorur për veprimet e opozitës. Rama ka qenë dje me kryeministrin bavarez, një vizitë historike që për shkak të sherrit, shqiptarët nuk arritën ta kuptojnë që kjo republikë u përfaqësua dje me zyrtarin e saj më të lartë, Rama vjen, shpjegohet, e ka bërë këtë. E ka bërë përballë shqiptarë”, tha Gogu.

Hoxha tha se socialistët po përdorin me qëllim situatën brenda PD-së për të shmangur debatit.

“A jemi marrë ne ndonjëherë me PS, në Kuvend nuk është zëri i luftrave politike tona partiake, është zëri i qytetarëve, një llogaridhënie”, tha demokrati.

Kujtojmë që një ditë më parë, nuk u arrit që të zhvillohej seanca plenare për shkak se deputetët e opozitës ishin kundër diskutimeve për rendin e ditës, duke argumentuar se Kuvendi është kthyer në një institucion monist ku nuk vlerësohet roli i opozitës. Ndërkohë, jashtë parlamentit protestohej në protestën e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha.

B.K./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion