Zëvendëskryetari i Komisionit të SigurisëFlamur Noka i ka dërguar një letër Kryeministyrit Edi Rama që  të nisë me urgjencë monitorimi it ë gjithë territorit pasi sipas tij mbjellja e drogës është shtrirë në çdo pjesë të vendit.

Sipas Nokës, aktualisht është pesëfishuar sipërfaqja e kultivuar me cannabis-sativa si dhe për faktin që grupet kriminale po përdorin një farë të veçantë, vietnameze çka mundëson kryerjen e ciklit të plotë në 45 ditë.

Nisur nga këto të dhëna shqetësuese, Noka, i kërkon kryeministrit të marrë masa e të nisë para kohe misionin e monitorimit nga ajri, përmes policisë italiane sipas marrëveshjes së vitit 2011.

Noka kërkon po ashtu shtrirjen e monitorimit në të gjithë territorin e vendit, pa kufizim apo paracaktim të itinerarit, dhe publikimin e plotë të të dhenave të përftuara nga ky monitorim. 

letra nokes

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)