TIRANE - Ministri i Brendshëm, Flamur Noka, në intervistën për Fakt nga Çim Peka, UTV rrëzon akuzat ndaj lidhjeve të drejtuesve të lartë të policisë me krimin. I pyetur për publikimin e fotos me të akuzuarin kryesor për vrasjen e Arben Frrokut, Ministri i Brendshëm përgjigjet:

“Eshtë e kundërta e asaj që thoni ju. Ajo foto është shpjeguar nga pronari i lokalit sesi u bë. Zyrtarët kanë qenë në qefin e tyre. Ajo që mund të ishte shqetësim do të ishte në rast se i dyshuari për vrasjen e Lamajt, në atë kohë do të ishte i implikuar. Kjo do të ishte e rëndë. Por nëse ai ka qenë qytetar i lirë i paimplikuar, mua me duket një foto krejt normale. Ajo që është për t’u shqetësuar janë faktet që dalin më pas. A ka qenë Tahiri bashkë me një pjesë të strukturave të PS që protestonin kundër kryekomisarit? Mediat kanë pamjet filmike. Megjithatë shqiptarët i kanë parë. Ka qenë PS dhe Tahiri që e kanë akuzuar kryekomisarin si bandit dhe kriminel, ndërkohë që ai ishte në krye të detyrës dhe sot këta mundohen të qajnë me lot krokodili vetëm e vetëm, se mendojnë se mund të kenë përfitim”.

I pyetur për Edi Ramën dhe akuzat që ky i fundit ka drejtuar ndaj lidhjeve të qeverisë më krimin, Noka u përgjigj:

“Lidhjet e zotit Rama me krimin dihen, ai e ka afeksion lidhjen me kontigjentët. Ne dimë edhe lidhje e tij me “Hakmarrja për Drejtësi”.Unë jam ministër i brendshëm dhe kam informacion dhe argumente”.

I pyetur për Kreun e FRD Bamir Topi Noka nënvizoi:
“Për zotin topi unë mund t’ju them që tashmë është një fjalë që shyqyr që i erdhi goja si pasojë e aleancës që ka bërë me zotin Rama.

Noka akuzoi gjatë kësaj interviste Kreu e FRD se gjatë presidencës së tij ka marrë dhurata dhe shpërblime në para për postet në drejtësi.

Redaksia Online
(mk/Gre.M/Shqiptarja.com)