TIRANE - Ministri i Brendshëm, Flamur Noka, tha sot në Kuvend se hartimi i projektligjit për armët, "është nisur nga domosdoshmëria e shfuqizimit të ligjit aktual, i cili që prej viti 1992, nuk kishte pësuar asnjë ndryshim thelbësor, duke dalë krejtësisht jashtë kontekstit kohor, lidhur me stadin aktual të Shqipërisë". Ja si e mbrojti projektiligjin e propozuar nga institucioni, që ai drejton, ministri i Brendshëm Flamur Noka.
"Domodoshmëri dhe nevojë imediate për ndryshimin përbënte edhe detyrimi i përafrimit të këtij ligji me direktivën e BE-së për “Për kontrollin e blerjeve dhe posedimit të armëve" .Akti, për herë të parë krijon, një përkufizim të qartë për konceptin armë, i cili nuk është aspak i qartë në ligjin aktual si dhe trajton në mënyrë të detajuar këtë koncept.
Ky projektligj, në raport me ligjin aktual, sjell si risi kategorizimin teknik të plotë dhe të qartë të të gjitha llojeve të armëve. Ky definim i qartë i konceptit armë, por edhe kategorizimi i detajuar i tyre, është në harmoni të plotë me paketën e ndryshimeve në Kodin Penal, që shërben për forcimin e mëtjeshëm të luftës kundër krimit. Ai është një ndihmë e shtuar për organet e drejtësisë, lidhur me trajtimin kategorisë së armëve dhe rasteve të armëmbajtjes pa leje.
Ky projektligj, saktëson plotësisht kategoritë e armëve në pronësi shtetërore dhe në pronësi të shtetit apo privatit, duke kufizuar ndjeshëm gamën e armëve për përdorim privat apo natyrë sportive dhe saktëson ato që mund të koleksionohen. Në këtë ligj, gjithashtu, parashikohet rregullimi i kushteve për blerjen, mbajtjen, ruajtjen, prodhimin, riparimin, çaktivizimin, tregëtimin, transportimin, gjurmimin, importimin e armëve dhe municionit të armëve, për personat juridikë dhe fizikë, si edhe eksportimin e tyre.
Akti saktëson juridikisht dhe bën rregullimin e plotë të veprimtarive që ushtrohen mbi bazën e licensave/autorizimeve nga subjektet shtetërore dhe privatë që kryejnë veprime me armët. Ai përcakton qartë të gjitha llojet e licencave, duke filluar nga ato për prodhimin, riparimin, transportin e armëve dhe municoneve, por edhe trajnimin dhe aftësimin e përsonave të autorizuar për amëmbajtje etj.
Paralelisht, projektligji përkufizon plotësisht rolin e Policisë së Shtetit, lidhur me procedurat për pajisjen me armë, si dhe mundëson krijimin e një inventari të saktë të personave që do të disponojnë armë, numrin dhe llojet e armëve që lejon ligji. Projketligji ndërhyn edhe në një aspkt tjetër, sikundër është kufizimi maksimal i kategorive të subjeketeve dhe inidividëve që mund të disponojnë armë.
Ligji i ri ka shkurtuar ndjeshëm listën e përfituesve nga e drejta e armëmbajtjes që kishit shtuar ju kolegë të opozitës, kur ishin në qeverisje. Në këtë pikë, ju u përpoqët të zhurmoni, por, para se të zhurmoni përmendni faktin se kjo dispozitë ka ekzistuar dhe ju nuk bëtë asnjë tentativë për ta riparë. Kjo VKM nr. 56 e vitit 1999, firmosuar nga zoti Majko çfarë thotë? Kjo VKM të nderuar kolegë socialistë, u jepte të drejtën e mbajtjes së armëve shoqërive tregtare dhe njerëzve që kishin kapitale, por edhe shumë kategorive të tjera. Atë që ju, po përpiqeni dëshpërimisht ta shisni në seancë si pajisje të mafies me armë, në fakt e keni bërë vetë në vitin 1999. Në atë vendim thuhet: “Kanë të drejtë të paraqesin kërkesë dhe të pajisen me leje për armëmbajtjeje drejtuesit dhe ortakët e shoqërive tregtare, vendas dhe të huaj të regjistruar në gjykatat shqiptare dhe që zotërojnë një kapital të përgjithshëm jo më pak se 50 milionë lekë ose 20 milionë lekë në bankë”. Formulim është firmosur nga ju.
Ja pra, edhe një ndërhyrje që keni bërë në 8 vjet pushtet, edhe këtë vetëm për të zgjeruar gamën e personave që mbajnë armë, në mënyrë klienteliste dhe tepër të dyshimtë. Ndërsa ne hoqëm këtë katëgori, por edhe shumë të tjera, duke e reduktuar maksimalisht subjektet apo individët që e kanë këtë të drejtë.
Ky projektligj, i cili normalisht nuk duhet të ishte aspak temë debati, pasi është thjesht dhe vetëm përmirësim, rregullim teknik dhe juridik, që sqaron dhe identifikon procedurat e për subjektet që mbajnë armë, kategoritë që përfitojnë por edhe elementë të tjerë, ju po tentoni si gjithmonë ta kundërshtoni shterpësisht.
Teksa ju dëgjova ju kolegë të opozitës të ngrini zhurmnajë rreth një ligji kaq të thjeshtë dhe kaq të qartë, me vjen edhe për të qeshur, por edhe për të qarë. Është qesharake kur ju sheh të rreshtuar jo si grup parlamentar, por si tufë individësh të çorientuar për të sharë, shpifur dhe baltosur në tym çdo gjë, të zënë nga ethet e zellshmerise ndaj kryetarit tuaj.
Është për të qarë kur shoh kolegë të mi, deputetë që e kanë katandisur veten në papagaj të devotshem që zhurmojnë në boshllëk, lart e poshtë, vetëm për t’ i treguar kryetarit tuaj se e meritoni një vend në listën e ardhshme, pa marrë parasysh se opoinioni publik pret nga ju qëndrime serioze dhe konstruktive, në dobi të zhvillimit të vendit. Për fat të mirë, 23 qershori po afron dhe shqiptarët me votën e tyre do të krijojnë një parlament të ri, më dinjitoz, duke spostuar shumë papagaj mes jush, pavarësisht zellit tuaj qesharak, që do të jeni vetëm një e shkuar, pa të ardhme" - përfundoi ministri i Brendshëm.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com