Noka s'kontrollon nervat,i kthehet
keq Spiropalit:Kush ju bë grua Bilalit?!

Teksa deputetja e PS, Elisa Spiropali, pyeste Lulzim Bashën se ku i gjeti 1 milion dollar për lobim në SHBA, nuk kanë munguar pyetjet e forta dhe thumbuese as nga deputetët e djathtë. Ka qenë deputeti Flamur Noka, i cili nuk e ka përmbajtur veten ndaj Spiropalit, teksa pyeti nga salla se kush ju bë grua Bilalit në Amerikë, kush ju vu në krah.

“E thashë qëparë: Mos u merr me të mbyturin se ka rrezik e të mbyt! Kapeni, pyesni njëcikë, Bilalit kush ju bë grua në Amerikë, kush iu vu në krah, ku u gjetën ato para, merruni pak me Bilalin pastaj kaloni në gjëra të tjera?”, tha Noka nga vendi.

Deputeti i PD i referphej taksistit Bilal Shehu, i cili dyshohet se ka pranuar marrjen e 80 mijë dollarëve amerikanë nga kryeministri Rama për fotografinë me presidentin Obama.

d.c./shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Trump paralajmëron sërish Putinin: Nëse s'ka një marrëveshje për Ukrainën së shpejti, do shtoj tarifat e sanksionet mbi gjithçka që shitet nga Rusia në SHBA

Trump paralajmëron sërish Putinin: Nëse s'ka një marrëveshje për Ukrainën së shpejti, do shtoj tarifat e sanksionet mbi gjithçka që shitet nga Rusia në SHBA