Është ndërprerë sërish
seanca plenare, pasi u shoqërua me debate të forta. Deputeti Flamur Noka nuk pranoi të dalë nga salla, pas përjashtimit nga seanca, duke detyruar kryeparlamentarin Ruçi që të ndërpresë sërish seancën plenare. Ruçi ka njoftuar që seanca të rinisë ditën e nesërme gjatë orëve të paradites.
“Tetë deputetë të mazhorancës kërkojnë thirrjen e Byrosë së Kuvendit për përjashtimin e deputetit Flamur Noka. Nëntë deputetë të opozitës kanë bërë kërkesë te kryetari i Kuvendit që të marrë masa ndaj deputetit Edi Rama. Njoftoj seancën se pas konsultimit nuk mund ta marr në konsideratë këtë kërkesë”, tha Ruçi.
Pas ndërprerjes së seancës dhe shtyrjes së punimeve të Kuvendit për nesër, deputeti i PD, Flamur Noka tha se po i bëhet atentat demokracisë. “Ato që kam pasur komente për t’i bërë i kam bërë. Këtu është atentat ndaj demokracisë”, u shpreh për mediat Flamur Noka teksa linte Kuvendin. Ishte pikërisht përplasja e Flamur Nokës me Gramoz Ruçin, pasi ky i fundit s'i dha fjalën për procedurë, që solli edhe përplasjen në Kuvend. Noka kërkoi të flasë pas Ramës me pretendimin se ai kishte fyer ish-kryeministrin Sali Berisha. Pasi nuk u lejua që të flasë, Noka bllokoi foltoren e Kuvendit, duke larguar nga aty deputetin e LSI, Shezai Rrokaj. Ky veprim i deputetit demokrat bëri që kreu i Kuvendit, Ruçi ta përjashtojë atë nga seanca.
Në këtë moment, deputetët e PD u ngritën nga karriget të revoltuar, duke përsëritur të njëjtën skenë si një javë më parë kur u ndëshkua Lulzim Basha. Për këtë arsye, Ruçi ndërpreu seancën dhe njoftoi mbledhjen e saj në orën 17:00. Me rifillimin e seancës përsëritet sërish e njëjta histori, Flamur Noka refuzon të dalë nga Kuvendi, ndërsa Gramoz Ruçi ndërpreu punimet duke njoftuar shtyrjen e seancës për nesër në orën 08:30.
Ndërkohë në orën 19:00, Ruçi ka njoftuar thirrjen e Byrosë së Kuvendit për të shqyrtuar kërkesën e PS mbi përjashtimin e deputetit të PD, Flamur Noka. Ndërsa ka rrëzuar kërkesën e PD-LSI për përjashtimin e kryeministrit Edi Rama për fyerje ndaj ish-kreut të qeverisë Sali Berisha.
Redaksia Online
d.ç-l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.7%
-
Jo
62.2%
-
Deri diku
6%
Vota total: 1575
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
FOTOT/ Nga politikanët, diplomatët, artistët te mjekët e policët, kush mori pjesë në darkën e iftarit të shtruar nga Rama! Nuk mungon Gramoz Ruçi
9 Prill, 08:42
-
Masakra e 2 prillit/ ‘Repolitix’ sjell dokumente ekskluzive: Gramoz Ruçi i raportonte Ramiz Alisë për 4 protestuesit e vrarë në 1991
2 Prill, 21:20
-
Rikthimi i gardës të vjetër në PS sinjal për përballje titanike në zgjedhjet e 2025!
11 Shkurt, 12:21
-
SHIKONI FOTOT/ Asambleja e PS-së, bën bashkë të vjetër e të rinj Rama me atlete! Nuk mungojnë Ruçi, Dokle as Bushati e Lame
11 Shkurt, 11:24
-
“Një ditë terror, një vit qetësi” postulati nazist që komunistët përdorën për të shuar kryengritjen e Postribës! Ende s’ka drejtësi
1 Tetor 2023, 15:27
-
‘Edhe pse ishim ‘sterrë’ nga biografia prej vëllait tim, që ishte pushkatuar si ‘armik’, Gramoz Ruçi, na erdhi në shtëpi dhe…’ Dëshmia e fshatarit nga Tepelena
16 Korrik 2023, 18:39
-
32 vjet Parti Socialiste/ Rama: Karikojmë bateritë për 2025! Mbyllni shtigjet e vjetra ku hyjnë dorëgjatët
12 Qershor 2023, 08:13
-
Del Procesverbali/ Nazif Bezhani: Dosja e Rustem Gjatës si spiun i UDB është shumë e madhe! Gramoz Ruçi: Pse Berisha e zgjodhi në Kushtetuese?
2 Maj 2023, 16:32
-
Sot një vit Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e mazhorancës për ta shkarkuar si President, Meta: Kuvendi falsifikoi dokumentet, SPAK ende asnjë hetim
16 Shkurt 2023, 18:53
-
Ku je Gramoz Ruçi? Kur bilbilat këndonin jashtë Parlamentit!
16 Shkurt 2023, 17:53
-
Ylli Pata: ‘Plumb ballit’, efektet 30 vjeçare të dhunës si mjet politik në Shqipëri
20 Shtator 2022, 18:32
-
Veliaj takon Ruçin: Nuk ka si të dielat me shokun Gramoz
11 Shtator 2022, 14:52