Deputeti demokrat, Flamur Noka, ka hedhur akuza të forta ndaj mazhorancës, duke thënë se po i nxinë faqen vendit. Nga foltorja e Kuvendit, Noka ju kërkoi socialistëve të mos thonë më që opozita po balton dhe po i nxin, pasi janë vetë ata që i kanë nxirë faqen vendin dhe shqiptarëve.
Më tej, ai u ndal sërish te ish-ministri Saimir Tahiri, teksa tha se ai është pronari i vetëm i tokave, duke shtuar se mediat kanadeze e cilësuan atë si mbretin e drogës.
/Shqiptarja.com
Më tej, ai u ndal sërish te ish-ministri Saimir Tahiri, teksa tha se ai është pronari i vetëm i tokave, duke shtuar se mediat kanadeze e cilësuan atë si mbretin e drogës.
“Pronari i vetëm i tokave ishte Saje Qorri. Jeni bërë gazi i botës, por për fat të keq na keni bërë gazin e botës në sytë e botës. Mos dilni të thoni ‘opozita po baltos, po na nxin’. Ja keni nxirë faqen këtij vendi, shqiptarëve, më të zezë se e keni ju, më të zezë se e ka timonieri dhe na keni bërë që kur të dalin në Evropë të na shohin si trafikantë. Mediat kanadeze shkruanin që ‘Saje Qorri është mbreti i drogës’. E thith timonieri, e thithin nëpërkëmbësit e tij. Shqipëria korridori më i preferuar dhe pikë kyçe e trafikut të drogës u bë nën qeverisjen e Rilindjes. Ju keni ardhur në pushtet nga paratë e pista, të drogës”, tha Noka.
d.c./shqiptarja.com










