Ceremonia pa shkëlqim e Golden Globes, Nomadland, Borat , The Croën dhe Schitt's Creek fituesit e mëdhënj

Ceremonia pa shkëlqim e Golden Globes, Nomadland, Borat , The Croën dhe Schitt's Creek fituesit e mëdhënj

Një ceremoni e Golden Globes, pas shkëlqimin e dikurshëm për shkak të pandemisë hapi edhe sezonin e çmimeve të këtij viti me çmimet që shkuan për Nomadland, Borat , The Crown dhe Schitt's Creek.

Edicioni i 78-të i Golden Globe Awards u organizua nga Tina Fey dhe Amy Poehler dhe të nominuarit  u shfaqen me video, por u shoqërua me kritika të shumta për mungesën e diversitetit.

Me një tapet të kuq të anuluar dhe yje që mbanin fjalime nga shtëpia, Globes e së Dielës kishte shumë pak me shfaqjet e zakonshme.  

Çmimi kryesor i natës, drama më e mirë shkoi për filmin Nomadland, një dramë e cila kishte në fokus të gjithë vështirësitë ekonomike dhe depresionin.

"Borat " një nga filmat e nominuar dhe i xhiruar pjesërisht gjatë pandemisë – fitoi çmimin për komedinë dhe muzikalin më të mirë. Ylli i saj, komediani Sacha Baron Cohen, gjithashtu fitoi çmimin si aktori më i mirë komedian.

Netflix, i cili erdhi me 42 nominime, fitoi çmimet kryesore televizive. "Crown", siç pritej, mori çmimin si seria më e mirë dramatike, së bashku me fitoret në aktrim për Josh O’Connor (Princi Charles), Emma Corrin (Princesha Diana) dhe Gillian Anderson (Margaret Thatcher). "The Queen's Gambit" fitoi çmin si seriali më i mirë dhe aktoren më të mirë për Anya Taylor-Joy. "

Chadwick Boseman, siç pritej, fitoi pas vdekjes aktorin më të mirë në një film dramë për performancën e tij të fundit, në adaptimin e August Wilson "Black Bottom Ma Maine" - një lëshim i Netflix. Gruaja e Boseman, Taylor Simone Ledëard, e pwrlotur pranopi çmimin.

 “Ai do të falënderonte Zotin. Do të falënderonte prindërit e tij, paraardhësit e tij për udhëzimet dhe sakrificat e tyre. Ai do të thoshte diçka të bukur, frymëzuese, diçka që do të amplifikonte atë zë të vogël që të tregon se mundesh, që të tregon vazhdimin, që të kthen përsëri në atë që do të bësh në këtë moment të historisë,” u shpreh ajo.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën