Nominimet e presidentit Trump për pozitat kyçe, pozitive për Kosovën

Nominimet e presidentit Trump për pozitat kyçe, pozitive për Kosovën

Nominimi i senatorit Marco Rubio si sekretar i Shtetit në administratën e re amerikane, po mirëpritet në Kosovë.

Pozitë e opozitë, por edhe njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare konsiderojnë se nominimet e presidentit të zgjedhur, Donald Trump, në pozitat kyçe të institucioneve në SHBA janë hap pozitiv edhe për Kosovën dhe thellimin e partneritetit me aleatin kryesor.

Të mërkurën, Trump vendosi që Marco Rubio të jetë sekretar Shteti në administratën e tij të re, kurse John Ratcliffe, drejtor i ri i inteligjencës kombëtare.

Madje, zgjedhja e këtij të fundit si drejtor i ri të CIA-s, shihet pozitive për vendin dhe shqiptarët, pasi konsiderohet si një mbështetës i madh i çështjes së Kosovës.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryetare e Komisionit parlamentar për punë të jashtme, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, thotë për KosovaPress se emërimet e reja në administratën Trump janë pozitive. Sipas saj, të njëjtat dëshmojnë se partneriteti Kosovë-SHBA do të vazhdojë edhe më tutje.

Në anën tjetër, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj thotë se përzgjedhjet e presidentit Trump në pozitat kyçe të institucioneve amerikane kanë vlera për Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi.

Deputeti opozitar ndalet në përzgjedhjen e John Ratcliffe si drejtor i ri i CIA-s, për të cilën thotë se ka pasur takim me të gjatë vizitës në Teksas dhe se ai është mbështetës i madh i çështjes së Kosovës.

Me gjithë kritikat nga opozita, dëmtimin e raporteve me SHBA-në gjatë qeverisjes së kryeministrit Kurti e mohon deputetja e LVV-së, Kryeziu-Hyseni.

Sa i përket “përplasjeve” me ish-emisarin e SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili ka shërbyer gjatë administratës së parë të presidentit Trump, ajo konsideron se kryeministri Kurti s’ka pasur polemika më të, mirëpo “vetëm qëndrime të kundërta në momente të caktuara”.

Ndërkaq, analisti Dorajet Imeri thotë për KosovaPress se ndryshimet politike në SHBA janë të rëndësishme për Kosovën.

Ai kërkon nga institucionet e Kosovës të punojnë ngushtë me institucionet e reja në SHBA, derisa shton se emrat e rinj të nominuar për pozitat kyçe udhëheqëse atje janë njerëz që kanë treguar përkushtim dhe zell në politikën e jashtme amerikane në raport me Kosovën.

Në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në SHBA, kandidati i republikanëve, Donald Trump, është shpallur presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara duke siguruar rreth 276 vota të Kolegjit Elektoral.

Në garë të ngushtë ishte demokratja Kamala Harris, aktualisht zëvendëspresidente.

Fitoren e Trumpit e kanë përshëndetur liderë botërorë. Ai u urua edhe në Kosovë - shtetin që ka gëzuar përkrahjen e SHBA-ve, pavarësisht kush ka qenë në krye të administratës amerikane./Kosovapress

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Pr/ligjet e miratuara në Kuvend/ Rimbursohen profesionistët e lirë që paguan këstet e tatim-fitimit! Ngrihet shërbimi rezervist

Pr/ligjet e miratuara në Kuvend/ Rimbursohen profesionistët e lirë që paguan këstet e tatim-fitimit! Ngrihet shërbimi rezervist