“Oscari” është padyshim eventi më i rëndësishëm në botën kinematografike, ku vihen përballë dhe konkurojnë fuqishëm filmat më të mirë dhe aktorët më të mirë.

Drama “American Hustle” dhe filmi hapësinor “Gravity” kryesojnë nominimet për çmimet e famshme “Oscar” me nga 10 të tilla secili.

“American Hustle” kandidon në të gjitha kategoritë për aktorët me Christian Bale, Amy Adams, Bradley Cooper dhe Jennifer Lawrence.

Përballë tij ky film ka “Gravity”, ”, regjisori i të cilit, Alfonso Cuaron është kandiduar për regjinë më të mirë, ndërsa protagonistja Sandra Bullock si aktorja më e mirë.

Ndërsa filmi “12 Years a Slave” është në garë për nëntë çmime, duke përfshirë regjinë më të mirë dhe figurën më të mirë.

Edhe pse nuk ka ndodhur ndonjëherë që një film ti fitojë të gjitha kategoritë, “American Hustle” ” është filmi i 15-të në historinë e çmimeve “Oscar” që nominohet në katër kategoritë vlerësuese për aktorët.

Në listën me 9 filma të nominuar për çmimet prestigjoze ndodhen gjithashtu edhe “The Wolf of Wall Street”, “Nebraska”, “Captain Philips”, “Dallas Buyers Club” dhe “Her”.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)