Sali Berisha i shpallur non grata nga SHBA, është “frymëzuar” nga mesazhi i Donald Trump për Ditën e Pavarësisë, ku uroi shqiptarët. Berisha thotë se u inkurajua që të shpëtojë shqiptarët nga regjimi i Ramës, duke thënë se Trump kishte nënvizuar në mesazh luftën ndaj organizatave kriminale.
“Lidhjet e Edi Ramës me kartelet e drogës, tashmë janë të padiskutueshme. Ata të cilët presidenti Trump i ka cilësuar si organizata terroriste si Sinaloa e Meksikës, kanë qenë të pranishëm në takime me Edi Ramën, kanë përfituar licenca kazinosh dhe hotelesh. Mendoj se mesazhi i urimit të sekretarit Rubio dhe të presidenti Trump, prek apo trajton problemin më themelor që kemi sot ne si komb apo si vend, drogën, krimin dhe luftën kundër tyre. Kjo përbën një inkurajim në përpjekjen tonë të madhe për të shpëtuar shqiptarët nga ky regjim i bazuar në drogën dhe krimin”, tha Berisha.
Lajmi kryesor:
PD nis ‘analizën’ për disfatën e 11 majit, por Berisha nuk dorëhiqet: Zgjedhjet ishin farsë, iki vetëm me votë! Protesta edhe jashtë Tirane












