Nora Istrefi dhe Robert Berisha: Kjo
është e vërteta e ndarjes tonë /VIDEO 

Nora Istrefi dhe Robert Berisha: Kjo<br />është e vërteta e ndarjes tonë /VIDEO 
Nora Istrefi dhe Robert Berisha janë ndër çiftet më të dashura për publikun shqiptar. Ata janë të adhuruar nga publiku për shkak të paraqitjes së tyre të jashtme dhe talentit që kanë në profesionet e tyre.

Por së fundmi ata kanë vendosur të bashkohen edhe në punë, pasi janë shfaqur duke kënduar të dy në një nga clubet e Tiranës.

Në një intervistë ekskluzive për Report Tv, në emisionin ‘’Da’sara Show’’, çifti i njohur kanë treguar disa të vërteta rreth marrëdhënies së tyre.

Pas zërave që shoqëruan gjithë verën për një ndarje mes tyre Roberti tregon se kjo nuk është e vërtetë dhe se ata po kalojnë një periudhë mjaft të mirë së bashku.

‘’Kjo nuk është e vërtetë. Ne kurrë më mirë nuk kemi qenë me njëri-tjetrin’’, është shprehur Roberti.

Nora dhe Roberti, kanë foluar gjithashtu edhe për vajzën e tyre Renne-n, e cila mesa duket ka ndryshuar jetën e çiftit.

‘’Renne ka sjellur shumë gëzim në jetën tonë. Çdo gjë ka ndryshuar në jetën tonë që kur lindi Renne’’, është shprehur Nora.

Çifti simpatik kanë treguar gjithashtu edhe planet që kanë së bashku, ku së shpejti do të vijnë në një bashkëpunim në muzikë. 

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin