Vogëlushja e Norës ka qenë qendra e vëmendjes qysh prej lindjes së saj të bujshme dhe ndjekësit e këngëtares duket se e pëlqejnë shumë Norën në rolin e një nëne. Përpos jetës personale, Nora i është rikthyer muzikës menjëherë pas lindjes, në formë të përkryer fizike, a thua se Renee-në e solli vërtet lejleku.
Ndjekësit e këngëtares në Instagram kanë nxituar të bëjnë krahasimin e bebushit me prindërit e saj; disa mendonin se i ngjan Robertit, bashkëshortit të Norës, e disa të tjerë mendojnë se i ngjan Norës.
Ne mendojmë se e bukura Rene do jetë me fat, cilitdo t'i ngjajë!
(Renee me teze Erën.)
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)