Nora Istrefi prezanton 'botën e saj'
dhe është thjesht e adhurueshme

Nora Istrefi prezanton 'botën e saj'<br />dhe është thjesht e adhurueshme
Nora Istrefi ka qenë gjithnjë shumë e hapur me ndjekësit e saj dhe nuk është treguar e rezervuar rreth jetës së saj private. Bukuroshja nga Kosova ka ndarë së fundmi me fansat një foto me vajzën e vogël Renee, duke i bashkangjitur shkrimin 'Bota Ime'.

Vogëlushja e Norës ka qenë qendra e vëmendjes qysh prej lindjes së saj të bujshme dhe ndjekësit e këngëtares duket se e pëlqejnë shumë Norën në rolin e një nëne. Përpos jetës personale, Nora i është rikthyer muzikës menjëherë pas lindjes, në formë të përkryer fizike, a thua se Renee-në e solli vërtet lejleku.

Ndjekësit e këngëtares në Instagram kanë nxituar të bëjnë krahasimin e bebushit me prindërit e saj; disa mendonin se i ngjan Robertit, bashkëshortit të Norës, e disa të tjerë mendojnë se i ngjan Norës.

Ne mendojmë se e bukura Rene do jetë me fat, cilitdo t'i ngjajë! 



(Renee me teze Erën.)

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

27/3
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike