Nora Istrefi "zhvishet" në emër të medias

Gjatë gjithë vitit artistët dhe media janë “miq” dhe “armiq” të përbetuar ndaj njëri-tjetrit, por në fund ata e kuptojnë se misioni që të dyja palët kanë është i thjeshtë :
shërbimi në emër të publikut. I nisur nga ky motiv, artistja kosovare Nora Istrefi ka pranuar të “zhvishet” dhe të mbajë uniformën e një prej të përditshmeve kosovare. Nora ka veshur fanelën me logon e gazetës kosovare “Zëri”, duke bërë “paqe” me të gjitha mediat shqiptare, një mënyrë kjo e cila konfirmon se ajo e mirëkupton më së miri misionin mediatik, madje e mbështet atë. Në foto tregohet artistja e cila ka veshur vetëm një fanelë tipike futbolli deri poshtë belit, duke pohuar gjithashtu se është një fanse e medias. Ndoshta këtë model duhet ta ndjekin edhe artistët e tjerë, në mënyrë që të kuptojnë një herë e mirë, se qëllimi i medias nuk është t’i kritikojë ata, por që në emër të kritikave, arti shqiptar të përmirësohet dhe të jetë në standardet botërore.
Me këtë lajm të fundit për 2011, shqiptarja.com i uron artistëve: Suksese dhe një vit të mbushur plot emociione, dashuri dhe shumë arritje për vitin 2012.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Zëvendësministri rus paralajmëron: Moska po shqyrton opsionet nëse SHBA vijon me testin bërthamor

Zëvendësministri rus paralajmëron: Moska po shqyrton opsionet nëse SHBA vijon me testin bërthamor