Norma për huatë/ Rriten
13.7% interesat e kredive në euro

Norma për huatë/ Rriten<br />13.7% interesat e kredive në euro
TIRANE- Norma mesatare e interesit të kredive në euro për muajin gusht ka shënuar një rritje të dukshme prej 13.7%, krahasuar me muajin korrik. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, nga 5.80% në korrik, për muajin gusht norma mesatare e interesave të kredisë në monedhën evropiane ka kërcyer në kutotën 6.60%. Ndërkohë që trend krejt të kundërt kanë shënuar normat e interesave në lek: Sipas të dhënave zyrtare të BSH, norma mesatare për kreditë në lek, nga 7.88 në korrik, kanë rënë në 7.73 në gusht, me ulje prej 1.9%. Krahasuar me gushtin e vitit 2014, kur norma mesatare e interesit për kreditë në lek ishte 8.43%, kemi një rënie prej 8.3%.

Normat në lek
Sias BSH, normat e interesit të kredisë në lekë janë shfaqur më të luhatshme gjatë vitit 2015 dhe me tendencë të ndryshme, në varësi të maturitetit dhe qëllimit të përdorimit të kredisë. Interesat afatmesme dhe afatgjata janë ulur lehtë, ndërsa ato afatshkurtra – deri në 1 vit – janë rritur, krahasuar me tremujorin e fundit të vitit të kaluar. Interesi mesatar i ponderuar për kredinë e re në lekë rezultoi 8.28% në periudhën janar-maj, nga 7.87% në tremujorin e fundit të vitit 2014. Ai është rritur veçanërisht në dy muajt e fundit. Në këtë periudhë, kredia e re është dhënë kryesisht për financimin e nevojave të likuiditetit për bizneset dhe ka qenë e përqendruar në pak banka. Interesat për kredi për qëllime konsumi dhe për investime afatgjata kanë rënë, duke mbështetur ecurinë e kredisë për këto kategori.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Fitorja e mundshme e Le Pen/ Demonstrata në Paris: Fashizmi është gangrenë

Fitorja e mundshme e Le Pen/ Demonstrata në Paris: Fashizmi është gangrenë