Norman: 50% e kokainës në
Britani, në dorë të shqiptarëve

Norman: 50% e kokainës në<br />Britani, në dorë të shqiptarëve
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Britanik Duncan Norman, foli dje para mediave në Institutin Shqiptar për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në lidhje me marrëdhëniet shqiptaro britanike pas Brex-it.

Në fjalën e tij, ambasadori u ndal te lufta kundër krimit të organizuar, ndërsa bëri një deklaratë të fortë kur u shpreh se 50% e trafikut të kokainës në Britaninë e Madhe kontrollohet nga shqiptarët. 

Ballkani Perëndimor do të vazhdojë të jetë një rajon i rëndësishëm për ne dhe siç e ka thënë kryeministrja, Britania e Madhe do të jetë mikëpritësja e samitit për Ballkanin Perëndimor në vitin 2018, si pjesë e procesit të Berlinit. Britania do të angazhojë më shumë burime për rajonin, më shumë para, kohë dhe diplomatë dhe kjo përfshin edhe Shqipërinë. Shqipëria ka një rëndësi për Britaninë e Madhe, dhe kjo edhe arsye negative. Shqiptarët kontrollojnë 50 % të tregut të kokainës në Britaninë e Madhe si dhe janë shumë të përfshirë në trafikimin e drogërave të tjera gjithashtu. Shqiptarët përbërjë një nga grupet më të mëdha të të burgusurve në burgjet e Britanisë si dhe shqiptarët janë një nga grupet më të mëdha që hyjnë ilegalisht në Britani. Shqiptarët tentojnë që të bëjnë gjerat mirë dhe një nga këto gjera është edhe krimi”, u shpreh Norman.

Ambasadori Norman tha që ky është një moment kritik për zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

“Kjo është një kohë kritike për Shqipërinë, megjithatë kur afrohen zgjedhjet është edhe një periudhë e mirë që të gjitha forcat të përqëndrohen tek zgjedhjet e lira dhe të drejta si dhe tek pjesëmarrja sa më e gjerë në to. Për t'u integruar në BE zgjedhjet e lira dhe të drejta janë një temë shumë e rëndësishme. Ja pse ky është një moment kritik për Shqipërinë dhe një çështje me rëndësi për të ardhmen e saj”, tha ambasadori britanik Norman.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0