BRINDISI - Ka përfunduar ditën e djeshme, operacioni i tretë investigues në bordin e tragetit që mëngjesin e 28 dhjetorit, u përfshi nga flakët “Norman Atlantic”, ku autoritetet italiane kanë arritur që të gjejnë kutinë e dytë të zezë.
Sipas mediave italiane, ajo është gjetur ditën e djeshme, gjatë kërkimeve në bord, dhe është binjake e kutisë së zezë së gjetur pak ditë më parë gjatë operacioneve investiguese. Dy kutitë e zeza të gjetura në bordin e tragetit, cilësohen binjake pasi në brendësi të tyre, ato përmbajnë të njëjtin informacion, dhe nga ekzaminimi i tyre, hetuesit pritet të zbulojnë edhe shkaqet e rënies së zjarrit në “Norman Atlantic”.
Sipas raportimeve të mediave italiane, zjarrfikësit, ekspertë të policisë shkencore dhe karabinierë, gjatë inspektimeve të tyre, nuk kanë mundur të afrohen drejt hambarit, ku edhe mendohet të ketë rënë zjarri. Kjo pasi temperaturat në këtë zonë mbeten ende të larta, pasi disa vatra janë rindezur me hapjen e disa portave dhe hyrjen e oksigjenit.
Dje janë publikuar edhe pamjet e para nga brenda tragetit italian, ku konfirmohet rrëfimi i pasagjerëve të cilët kanë përshkruar forcën e jashtëzakonshme të flakëve që mes të tjerash dogji plotësisht një prej varkave të shpëtimit. Video/ Pamjet e para brenda tragetit
Sakaq, është gjetur brenda “Norman Atlantic” një kasetë sigurie ku është një tjetër dokumentacion,e cila i referohet komandantit Argilio Giacomazzi, i cili është kthyer për të folur nga shtëpia e tij në Spezia. Ai është shprehur i qetë për hetimet që po kryhen duke theksuar se ai ka bërë maksimumin, në një situatë të tillë në të cilën u gjend trageti italian dhe personat në bord.
“Kam një ndërgjegje të pastër. Jam thellësisht i pikëlluar nga njerëz që unë nuk mundën të shpëtojnë, por ato jam i vetëdijshëm se kam bërë gjithçka që mundesha dhe jam i gatshëm të përgjigjem për çdo pyetje, siç kam bërë që nga fillimi.” Është shprehur Giaccomazzi.
Ditën e sotme, një inxhinier italian do të bëjë një inspektim lidhur me mundësinë e zhvendosjes së tragetit drejt portit të Barit, pas kërkesës së bërë nga kreu i Bashkisë së Brindisit për largimin e tij nga ky qytet, pasi sipas tij dëmton imazhin turistik të qytetit.
Tragjedia e “Norman Atlantic”, në bordin e të cilit ishin 499 persona, shënoi 11 viktima, mes tyre edhe një 15 vjeçare me origjinë shqiptare, ndërkohë që sipas Prokurorit të Barit Giuseppe Volpe numri i personave të humbur, nuk i kalon të 15-at.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Operacioni i tretë investigues në traget, temperaturat ende të larta
MPJ: Gjeramania nuk e lejon dy shtetësinë
e II e zezë, kërkimet të vështira