NORVEGJI - Qyteza industrial i Rjukan në Norvegji, ka instaluar 3 pasqyra gjigande, për të reflektuar dritën e Diellit në qendër të qytetit.

Mund të duket e çuditshme, por për shkak se kjo qytezë ndodhet në fundin e një lugine, drita e Diellit, nuk bie në këtë vend gjatë muajve shtator-mars.

Prandaj, këshilli i qytezës përdori helikopterë për të vendosur këto pasqyra gjigande 450 metra mbi qytetin e tyre, në majë të luginës.

Të njohur ndryshe si heliostatë, ato janë dizenjuar për të gjurmuar lëvizjen e diellit dhe të reflektojnë rrezet direkt në sheshin kryesor të Rjukan-it.

Një projekt i tillë, u zbatua me sukses edhe në fshatin e Viganella në veri të Italisë në 2006. Fshat i cili vuante nga i njëjti problem.

Një delegacion nga qyteza norvegjeze vizitoi Viganellan për të parë se si këto pasqyra transformuan jetët e baorëve të saj.

Pas 5 vitesh debat, këshilli i qytezës së Rjukan vendosi që edhe ata të instalonin pasqyrat.

Projektuesit e pasqyrave shpresojnë se rrezet e diellit do të rigjallërojnë vendin gjatë muajve të dimrit.



Redaksia Online
(Erin Dini/a.ç/shqiptarja.com)