Norvegjia mbyll kufijtë për turistët rusë

Norvegjia mbyll kufijtë për turistët rusë

Kufiri Norvegji-Rusi

Norvegjia ka vendosur të mbyllë kufijtë e saj për turistët rusë, duke penguar hyrjen e tyre në vend nga data 29 maji.

"Qeveria norvegjeze po vendos kufizime të mëtejshme për hyrjen në Norvegji për shtetasit rusë që mbërrijnë në vend për qëllime turistike. Rregullat e reja do të hyjnë në fuqi më 29 maj," thuhet në një deklaratë të publikuar në faqen e internetit të qeverisë norvegjeze.

Ndërsa më tej specifikohet se do të ketë përjashtime për individët që vijnë për të takuar të afërmit ose për të studiuar.

“Rregullat vlejnë si për qytetarët rusë të cilëve u është lëshuar një vizë nga Norvegjia para shtrëngimit të rregullave në pranverën e vitit 2022 dhe atyre, vizat e të cilëve janë lëshuar nga vende të tjera të Shengenit.

Në disa raste, do të bëhen përjashtime, për shembull për shtetasit rusë që vijnë për të vizituar të afërmit që jetojnë në Norvegji dhe për qytetarët që mbërrijnë në vend për të punuar ose studiuar në Norvegji apo vende të tjera të Shengenit”, saktësohet në shënim.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:00
Franca teston një raketë me aftësi bërthamore

Franca ka kryer lëshimin e parë provë të një rakete të përmisuar me aftësi bërthamore, Asmpa-R, e projektuar për t'u lëshuar nga një avion luftarak Rafale.

Lajmin e ka bërë me dije ministri i Mbrojtjes franceze, Sebastien Lecornu, vetëm një ditë pasi Moska njoftoi se do të fillonte stërvitjet bërthamore në rajonin ushtarak jugor, i cili shtrihet në territorin e pushtuar ukrainas.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?

Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?